Giovanni Belluscio, albanologu i shquar arbëresh ka ndërruar jetë në Cosenza në moshën 58-vjeçare

 Giovanni Belluscio, albanologu i shquar arbëresh ka ndërruar jetë në Cosenza në moshën 58-vjeçare

Giovanni Mario Giacomo Belluscio, mjeshtri i fonetikës eksperimentale që ka realizuar një sërë punimesh me vlerë për fonetikën e shqipes, ka ndërruar jetë, njofton  njofton studiuesi Rahman Paçarizi, i cili e përcjell hidhërimin për largimin nga jeta të albanolgut të shqura me këto fjalë:

“Dje paska nderru jete nje arberesh i madh. Pa i bere 59 vjet qenka nda nga kjo bote dhe nga ne, Gianni Belluscio, një ndër studiuesit më të mirë të fonetikës, fonologjisë e dialektologjisë shqiptare. Gianni Belluscio ka qene pjesemarres i hershem dhe i rregullt i Seminarit te Albanologjise. E kisha mik te shtrenjte e bashkepunetor. E donim dhe na donte. E quanim edhe Skenderbe. Kjo eshte nje humbje e madhe per albanologjine dhe per arbereshet e arberishten. U takofshim ne jeten e pertejme Xhani i dashur”,

Si mjeshtër i punës studimore në terren, kërkimet e tij i ka përqëndruar në studimet dialektore, veçanërisht të arbëreshëve të Italisë, në fonetikën eksperimentale të aplikuar mbi shqipen dhe të folmet arbëreshe, por edhe në leksikologji dhe leksikografinë e shqipes, sociolinguistikë si edhe analizë teksti lidhur me konkordancat elektronike të teksteve letrare shqipe. Ka shkruar mes tjerash për realizimet fonetike të spikerëve në radiot e Kosovës dhe të Shqipërisë. Në kuadër studimeve të tij në terren ka zhvilluar ekspedita gjuhësore në pjesën veriore të Shqipërisë: Theth, Vermosh, Bogë (2007), Bajram Curri, Dragobi, Cernica, Shoshan, Raja, Viçidol (2012).

Ka marrë pjesë në shumë konferenca e simpoziume shkencore dhe ka dhjetëra punime shkencore. Ka kontribuuar në disa projektei: IRRSAE Puglia (1992), Progetto EMOL, Fryske Akademy-Olanda (1995), EUROMOSAIC (1993-94). Ka botuar dy libra: Fjalor krahasues i termave të gjuhësisë, shqip-italisht-frëngjisht-anglisht (2011, bashkautor), The Albanian Language in Education in Italy (2010). Ka qenë anëtar i bordit të INA-s (International Netëork of Albanology). Ka qenë pjesëmarrës i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (herën e parë më 2003). Ka qenë, po ashtu, pjesë e një projekti të përbashkët me Departamentin e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Prishtinës për hulumtimin e të folmeve arbëreshe. Kumtesa e tij e fundit për albanologjinë është mbajtur dhjetorin e shkuar në Universitetin e Berlinit (Humboldt Universitat).

Ka qenë profesor në Universitetin e Kalabrisë. Ky universitet nën udhëheqjen e John Trumperit ka një ndër laboratorët më të njohur për studime të fonetikës. Belluscio ka bashkëpunuar ngushtë me Trumperin, nga i cili ka nxënë mjeshtërinë e kërkimeve dhe te matjeve eksperimentale në fonetikë. Universiteti i Kalabrisë (Unical) ka departament të Gjuhës shqipe që drejtohet nga Francesco Altimari.

Giovanni Bellusco ka lindur në fshatin arbëresh Shën Vasil (Kalabri) më 25 gusht 1961. Ka mbaruar shkollimin fillor në fshat, ndërsa liceun në Castrovillari. Është diplomuar në Universitetin e Calabrisë, ku edhe është doktoruar më 1993. Në komunitetin albanistik njihej me pergëdheli me emrin Gianni.

Albanologjia nuk ka një tjetër studiues të kalibrit të tij që do ta zëvendësojë në fushën e fonetikës dhe të studimeve në terren.


Lajmi kryesor:

Në kohë distancimi social është arti që na bashkon! Artistët: Edhe pak ka mbetur! Shmangni lëvizjet e panevojshme


G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lida Al: 14/04/2020 10:49

    Humbje e madhe per kombin, per letrat e e vecanerisht per gjuhesine shqipe. Keta medjendritur nuk zevendesohen dot. U prehsh ne paqe i nderuar e i paharruar Profesor Giovanni. Ngushellime te thella familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda