Do të jetë modelja Gisele Bundchen, e cila do të dorëzojë kupën e botës fituesit në fund të botërorit “Brazil 2014”.

Ky është lajmi më i fundit që vjen nga mediat e huaja rreth kompeticionit, i cili do të finalizohet më 13 korrik.

Sipas tyre presindetja Dilma Rousseff, e cila ishte përzgjedhur për të dhënë kupën, nuk do të jetë ajo që do të “shpërblejë” ekipin fitues me dhënien e kupës, për shkak të protestave rreth shpenzimeve të shumta për organizimin e kompeticionit,

Megjithatë ende nuk përcaktuar zyrtarisht që do të jetë modelja seksi  ajo që do të dorëzojë trofeun e shumëpritur.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)