Veprimet flasin më shumë se fjalët. Për djemtë një gjest i mirë, sado i vogël, merr një shumë më të rëndësishme se sa thjesht një “ të dua”. Thuhet se meshkujt janë nga Marsi, gratë janë nga Venusi, atëherë zemrat e tyre mund të rreahin  për arsye të ndryshme. Këto janë disa gjeste që gratë mund të bëjnë për të kënaqur burrin e tyre:

Jepini  vëmendje totale

Kur truri i mashkullit sheh që ju kontrolloni  iPhone gjatë gjithë darkës, përkthehet: "Unë nuk jam i rëndësishëm për të."  Është e njohur se gratë, ndryshe nga burrat , mund të bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë, por partneri do t’ju vlerësonte më shumë  nëse ju  përqëndroheni vetëm tek ai. Është njëlloj si të thuash "Ti je prioriteti im i parë dhe unë të dua."

Gatuajini shpesh pjatën e tij të preferuar

Është një thënie e vjetër që vlen akoma edhe sot: "Mënyra më e mirë për të fituar zemrën e një njeriu është për të fillosh nga stomaku." Të dish se cfarë i pëlqen të hajë dhe t’ja gatuash shpesh atë tregon  se e njhini mirë dhe e doni.

Të veshësh fustanin që i pëlqen më shumë

Burri  i përgjigjet shumë më tepër mesazheve vizuale të gruas, thonë ekspertët. Kështu që nëse në një mbrëmje të rëndësishme ju  vishni fustanin që ai preferon kjo do ta bëjë edhe atë  të ndjehet i rëndësishëm. Një studim i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Rochester në Nju Jork ka zbuluar se  zonjat  e veshura me të kuqe janë shumë tërheqëse për burrat.

Të kujdesesh për vetën

Të kontrollosh stresin, të hash mirë, të bësh ushtrime, të mos pish duhan janë të gjitha mënyra për të bërë diçka të mirë për veten tuaj, por edhe mënyra për të treguar se ju e doni atë. Në këtë mënyrë ju bëni gjithçka që të jetoni sa më gjatë dhe të keni një jetë  të mrekullueshme me të dashurin tuaj.
 
Bëji komplimente

Gjej mënyrën që burri juaj të ndihet kavalieri juaj, zgjidhja e problemeve të tua. Në këtë mënyrë  do ta bëni të ndjehet i  rëndësishëm. Duke i bërë komplimenta ju do ta bëni të ndihet i vlerësuar dhe kjo do t’i  rritë atij  besimin në vetvete.

Inkurajoni atë që të kujdeset për veten

Sugjerojini  që t’i kushtojë më shumë kohë  vetes  për një shëtitje me miqtë, apo thjesht për tu cuar vonë një mëngjes. Ai do të shohë këtë si një formë e përkrahjes për nevojat e tij  për më shumë liri.

Një Përqafim i gjatë

Në vend të një puthje të shpejtë para se të dalë nga dera, zgjidhni  një përqafim. Për meshkujt kontakti fizik është shumë i rëndësishëm. Ekspertët këshillojnë: përqafojeni  për së paku shtatë sekonda, koha minimale e vlefshme për këtë rast.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)