Gjakftohtë dhe i papenduar
lihet në burg Fadil Kasemi
 

"Arrest me burg”, është kjo masa e sigurisë që Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të dielë për Fadil Kasemin 53-vjeçarin, i cili katër ditë më parë vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildeze Hafizi, nënë e dy fëmijëve. 

Në seancën e kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi, Kasemi është shfaqur gjakftohtë dhe nuk la të kuptohet se ishte i penduar për krimin.

Kasemi i është përgjigjur pyetjeve të kryesuesit të seancës gjyqtare, Fran Prendi, për gjeneralitetet, ndërkohë që rrinte pas hekurave. 

Autori: E kam vrarë, nuk jam në gjendje të flas
53-vjeçari ka pranuar krimin por është shprehur se nuk është në gjendje që të flas për detaje të tjera. 

Po unë e bëra vrasjen. Nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe nuk jam në gjendje shëndetësore për t’ju shpjeguar”- është shprehur Kasemi.

Familjarët e tij ishin në ambjetet e jashtme të Gjykatës së Krimeve të Rënda, por nuk u futën në seancë 

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”.

Dy akuzat e para që janë ngritur ndaj të arrestuarit lidhen me vrasjen e gjyqtares, ndërsa akuza e “rrëmbimit të personit” ka të bëjë me tentativën e largimit të autorit nga vendi i krimit, pasi i drejtoi armën një shoferi furgoni që ndodhej aty pranë.

Ishte pikërisht ky i fundit që sapo pikasi patrullën e policisë u kërkoi të arrestonin vrasësin që ndodhej në automjetin e tij. 

S'ka gjykim të shkurtuar, autori rrezikon burg përjetë
Sipas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht në nenin 403 të tij, të gjithë personat që akuzohen për vepra të rënda penale për të cilat parashikohet dënim me burgim të përjetshëm, nuk mund të ketë gjykim të shkurtuar. 

kodi
(Neni 403 Kodi i ri i Procedurës Penale)

Fadil Kasemi rrezikon dënim me burgim të përjetshëm për tre akuzat në ngarkim të tij “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”.

Gjyqtarja Fildeze Hafizi ishte divorcuar nga Fadil Kasemi disa vite më parë, ndërsa ish-bashkëshorti kërkonte që të riktheheshin sërish bashkë. Konflikti mes dy bashkëshortëve u bë i njohur verën e 2015-ës kur Kasemi i shkoi gjyqtares në plazhin e Golemit dhe tentoi ta vrasë me armë zjarri pistoletë. Por ndërhyrja e djalit dhe personave të tjera të rastësishëm bëri që ish-bashkëshorti të largohej.

Ai u arrestua dhe u dënua nga gjykata vetëm për dhunë në familje dhe jo për tentativë vrasje, çka bëri që Fadil Kasemi të dilte nga burgu në janar të këtij viti, duke përfituar nga amnistia. 
fadil kasemi
(Fadil Kasemi sot para gjykatës)
familjaret te gjykata kasemi
(Familjarët e Fadil Kasemit para gjykatës)

fadil kasemi
(Furgoni i policise duke dërguar Fadil Kasemin te Gjykata e Krimeve të Rënda)

fadil kasemi
(Fadil Kasemi i arrestuar nga policia pas krimit)
Fildes Hafizi
(Fildeze Hafizi me dy fëmijët e saj)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio