"Familja jonë nuk ka lidhje me krimin e kryer ndaj Brahim Manit, ne i kemi shtrirë dorën e pajtimit përpara 14 viteve",- ka qenë kjo deklarata e xhaxhait të Tarzan Prronit, i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës si i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçarit Brahim Mani, ngjarje e ndodhur pasditën së mërkurës.
Skënder Prroni thotë se fisi i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë dhe se ato janë përfshirë padrejtësisht nga policia e Shkodrës ndërsa nipi i tij ndodhet në Firence të Italisë dhe ka 6 muaj që nuk ka ardhur në Shqipëri.
Hera e fundit që sipas familjarëve të tij, 26 vjeçari ka qenë në Shqipëri, është Janari ku ka qëndruar disa ditë në atdhe, e më pas është rikthyer në Itali.
Familja Prroni deklaron se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje, duke i cilësuar akuzat në drejtim të 26-vjeçarit si të padrejta.
Në të njëjtën linjë janë edhe misionaret e pajtimit të gjaqeve të pranishëm në pajtimin përpara 14 viteve të cilët kanë sqaruar se në atë kohë është firmosur edhe deklarata e pajtimit me firmën e 12 burrave në mes dy familjeve.
Tarzan Prroni jeton prej vitesh në Itali dhe lidhur me ditën kur ka ndodhur vrasja e 50-vjeçarit Mani, te afërmit deklaroje se janë të gatshëm përmes pamjeve filmike të firmës së ndërtimit ku punon në shtetin fqinj, të tregojë se ka qenë atje.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO