Gjashtë akuza për përdhunim, mbrojtësi i Manchester City shpallet i pafajshëm

Gjashtë akuza për përdhunim, mbrojtësi i Manchester City shpallet i pafajshëm

Benjamin Mendy

Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy është shpallur i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual, në lidhje me katër vajza të reja ose adoleshente.

Bashkë me mbrojtësin, edhe shoku i tij Louis Saha Matturie, 41 vjeç, u shpall gjithashtu i pafajshëm për tre akuza për përdhunim. Juria nuk arriti të merrte vendime për tre akuza për përdhunim dhe tre akuza për sulm seksual.

Mendy, 28 vjeç dhe shoku i tij Matturie, ishin akuzuar për përdhunim të grave në shtëpinë e lojtarit në Prestbury, Cheshire dhe në një apartament në Manchester.

Pas 14 ditësh diskutimi në gjyq, gjykatësit nuk mundën të merrnin vendime për tentativën e pretenduar të përdhunimit të një gruaje 29-vjeçare në 2018-ën dhe përdhunimin e dyshuar të një gruaje tjetër 24-vjeçare, në tetor 2020.

Gjykatësi Everett shkarkoi jurinë të premten, duke i dhënë fund gjyqit. Të dy personat ishin në gjyq që nga 10 gushti 2022, të akuzuar nga 13 gra për vepra të shumta seksuale.

Tanimë do shihet se çfarë vendimi do marrë Manchester City, nëse do e pranojë sërish në ekip mbrojtësin ose do prishë kontratën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Roço Vata i jep tri pikë Ëatfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Roço Vata i jep tri pikë Ëatfordit në limite