Gjashtë vite burg për gardistin
hajdut, ja kush e spiunoi

Dënohet me 6 vite burg Geraldo Guçi i riu që kishte profesionin e gardistit profesionist por jashtë orarit të punës nën kërcënimin e armës ishte kthyer në tmerrin e pikave të karburanteve. Guçi sipas vendimit të gjykatës të siguruar nga “ReportTv” është autori i katër grabitjeve me armë e dhunë të ndodhura në Tiranë, konkretisht më date 3 shtator 2016, rreth orës 02:03 min, i pandehuri i ka marrë nën kërcënimin e armëve shtetasit D.B shumën prej 4 000 lekë. 


Më datë 9 tetor 2016 rreth orës 22:30 i pandehuri Gerlado Guci, i ka marrë shumën prej 172.000 lekë. shtetasit E.T. Më datë 12 tetor 2016 i pandehuri Gerlado Guci i ka marrë shumën prej 270.000 lekë shtetasit O.T. Katër ditë më pas më datë 16 tetor 2016 rreth orës 23:00 min i pandehuri Geraldo Guci i ka marrë shtetasit H.S shumën prej 8 000 lekë si dhe një telefon “Iphon 6”. Ishte pikërisht grabitja e fundit nën kërcënimin e armësve që Guci bëri në karburante që do të zbulonte dhe gardistin që maskohej me kapuç e veshje sportive.

U zbulua nga telefoni
Geraldo Guci,ish-efektivi i Gardës së Republikës i arrestuar nga prokuroria dhe policia në muajin tetor 2016, për akuzën e grabitjes së karburanteve, është zbuluar nga telefoni që ai kishte vjedhur në një nga pikat e karburanteve. I riu nuk kishte zgjedhur të shiste aparatin e telefonit “Iphone”, por e ka mbajtur vetë atë në përdorim. Ka qënë pikërisht ky aparat telefonik që ka sjellë dhe zbulimin dhe implikimin e ish-efektivit të Gardës së Republikës në katër grabitje. Aparati telefonik është mbajtur në mbikqyrje të vazhdueshme. Mirëpo ajo që ka habitur efektivët e policisë dhe prokurorisë është se telefoni, pulsonte dhe jepte sinjal nga brenda sallës së Parlamentit Shqiptar.

Prokurorët dhe efektivët e policisë, kanë menduar fillimisht se aparatin mund ta kishte blerë ndonjë nga deputetët ose pjesëtarët e administratës së parlamentit. Por megjithatë nuk janë nxituar në veprime. Ata kanë pritur dhe ndjekur me imtësi të gjitha lëvizjet e personit që posedonte aparatin telefonik të vjedhur tek punonjësi i karburantit dhe pas disa ditësh vëzhgimi, është bërë ndalimi i efektivit të Gardës së Republikës, Geraldo Guci.Tashmë ky i fundit është dërguar si i pandehur në gjykatën e Tiranës dhe pritet të përballet me katër akuza të vjedhjes.

E spiunoi kolegu
Ndalimi i tij ka ardhur pas marjes në pyetje të tre kolegëve të tij nga policia dhe tre kontrolleve në banesat, e secilit prej tyre. Guci i fundit i ka treguar një prej kolegëve të tij të gardës me inicialet M.M që shërben pranë parlamentit,se kishte blerë një telefon “Iphone 6” ngjyra Gold. Sipas gardistit M.M, telefonin e kanë ndezur dhe i kanë futur kartën e tij pasi Geraldo Guci, nuk ka pasur kartë të prerë. Sapo është ndezur telefoni sipas gardistit ka ardhur një sinjal përgjimi dhe një mesazh, ku ishte shkruar:”..Kush e kthen telefonin merr 200 euro…” dhe brenda në mesazh ndodhej dhe një numër telefoni. Ndërkohë pas pak kohësh dëshmitari M.M, i ka thënë prokurorëve se Geraldo Guci i ka deklaruar se e kishte fshehur telefonin, pas kontrollit të banesës dhe marjes në pyetje nga policia.

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte

Dielli pas stuhisë, mediat italiane vlerësojnë Asllanin: Nisi aksionin e golit! Inzaghi: Kristjanin e kryqëzuan, s'e meritonte