GJERMANI - Mesfushori i ekipit kombëtar të futbollit Jurgen Gjasula do të jetë një nga risitë e De Biasit për ndeshjen e radhës përballë ekipit të Norvegjisë që do të zhvillohet më datë 7 qershor.

Gjasula pritet me shumë interes nga drejtuesit e FSHF, por edhe vetë tekniku italian, i cili do ti besojë një vend në formacionin e parë pas shumë problemeve me katër futbollistë titullarë që do të mungojnë për arsye kartonash dhe dëmtimesh.

Në një intervistë për mediat gjermane, futbolliti i Duisburgut në kategorinë e dytë Gjermane, ose më saktë Bungesliga II ka deklarur se e ka pritur me padurim një ftesë për të veshur fanellën kuqezi.

“Ftesa për të luajtur me Kombëtaren ishte dicka që më lumturoi shumë. Kam punuar shumë për ta arritur në këtë ditë dhe jam shumë me fat. Përpjekjet më në fund u shpërblyen.

Nëse do të jem në fushë përballë ekipit të Norvegjisë në ndeshjen e parë që do të deburoj do të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin që të sigurojë një tjetër fitore si ajo në Norvegji.

Falenderoj drejtuesit e FSHF dhe trajnerin De Biasi për besimin te aftësitë e mia’ deklaroi Gjasula. Mesfushroi kaloi një dëmtim që e mbajti për një periudhë të gjatë larg fushës, por falë këmbëngules ia arrti që të rikthehej përsëri, madje duke fituar edhe një vend në kombëtare.

Për momentin mesfusha është reparti që po mbipopullohet nga prurjet e reja, ndërsa mbrojtja ka pak zgjedhje.

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)