Gjata për dekriminalizimin: Duhen
ndryshime rrënjësore, të pyetet KQZ 

Gjata për dekriminalizimin: Duhen<br />ndryshime rrënjësore, të pyetet KQZ 
Në kohën kur debati politik vijon për mënyrën se si duhet realizuar dekriminalizimi, konstitucionalistët hedhin idenë e ndryshimeve rrënjësore në kushtetutë.
 
Çlirim Gjata mendon se kjo kërkon një ndërhyrje serioze në mënyrë që kushtetuta të mos ndryshohet sipas orekseve politike, ndërsa mendon se KQZ duhet të japë mendim në këtë proces.

Ndërhyrja në kushtetuë duhet të bëhet e plotë, në mënyrë që të realizohet qartazi procesi i dekriminalizimit për të gjitha institucionet vendimmarrëse. Ndërsa vëren se ka paqartësi në këtë drejtim, konstitucionalisti Çlirim Gjata në një intervistë për A1Report thotë se ndërhyrja duhet të jetë e thellë edhe sa i përket raporteve që krijohen nga insititucionet qëndrore në këtë drejtim.

Ndërsa parlamenti ka nisur punën me ngritjen e komisionit të dekriminalizimit, process të cilin opzita e kushtëzon me përfunidmin e një drafti para zgjedhjeve lockale të 21 qershorit. Për konstitucionalistin Çlirim Gjata institucioni kryesor të cilit i merret mendim duhet të jetë Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve, ndërsa mendon se koha është e limituar.

Komisioni i dekriminalizimit u ngrit pas marrëveshjes politike të 24 dhjetorit ku palët ranë dakort që puna e tij do të përfundojë para zgjedhjeve lokale të qershorit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore