Gjatë 2021 u hapën 10 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj: Të vendoset administrator për menaxhimin e shkollave

27 Shtatori do ta gjejë Tiranën me 10 shkolla të reja, të rindërtuara nga e para. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zhvilluan një takim me drejtuesit e shkollave në kryeqytet, ka deklaruar se ky vit i ri për arsimin parauniversitar do të hyjë në histori sa i përket investimit në infrastrukturën shkollore në Tiranë.

“Kur mendoj vitet e para në bashki, hapëm vetëm shkollën “Servete Maçi” si ndërtesë e re dhe na dukej një gjë shumë e madhe. Tani, me shkollat që hapim në shtator, do hapim edhe katër të tjera në tetor, kurse pjesën tjetër në Janar, besoj se do hyjmë në histori si një ditë ku e kthyem fatkeqësinë e tërmetit në mundësi për të bërë shkolla,” u shpreh Veliaj.

Për kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj hapja e shkollave të reja bën akoma më të domosdoshëm rolin e administratorit, që ashtu siç u veprua për pallatet do të vendosen edhe në çdo institucion arsimor, për të bërë edhe më efecient procesin e mirëmbajtjes.

“Kemi zyrtarizuar një rol të ri, që është roli i administratorit të shkollës. Nuk ka më asnjë arsye pse drejtori i shkollës të merret me menaxhimin. Po ashtu edhe mësuesit mund të fokusohen vetëm te mësimi,” shpjegoi Veliaj.

Ministrja Kushi vuri theksi te standardet me të cilat po ndërtohen shkollat e reja, teksa vlerësoi punën dhe bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. Ministrja vlerësoi gjithashtu ecurinë e procesit të vaksinimit të mësuesve, si e vetmja garanci për proces normal mësimor.

“Për ta përmbushur sa më mirë misionin tonë për një arsim cilësor, ne si ministri e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Bashkinë, komunitetin, prindërit dhe gjithë shoqërinë. Ky është një mision që kërkon sinergji nga të gjitha palët, prandaj jam shumë e kënaqur që Bashkia e Tiranës është një mbështetje shumë e rëndësishme në punën tonë të përditshme. Sfida e pandemisë është akoma para nesh, por ne jemi më të përgatitur, sigurisht edhe për shkak të procesit të vaksinimit masiv, për të cilin përsëri dua t’ju falënderoj, sepse kemi arritur në një shifër shumë të lartë në vaksinimin e mësuesve, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u kthyer në normalitet, për të zhvilluar një proces mësimor normal dhe për të mos rrezikuar mbylljen e shkollave”, tha Kushi.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur