Gjatë propozimit për martesë vëmendjen e tërheq vogëlushi pas çiftit, ja çfarë bën ai/VIDEO

Gjatë propozimit për martesë vëmendjen e tërheq vogëlushi pas çiftit, ja çfarë bën ai/VIDEO

Momente nga propozimi për martesë

Një fëmijë ka tërhequr gjithë vëmendjen e një propozimi romantik kur Kevin Przytula po i propozonte martesë Allyssa Anter, në një park në Miçigan të Shteteve të Bashkuara. I biri i saj trevjeçar nisi të urinoi.

Familjarët që po e filmonin, mbetën të habitur me të dy skenat që po ndodhnin në të njëjtën kohë.

“Dua të urinoj përjashta”, ka thënë vogëlushi, në të njëjtën kohë kur i dashuri nënës së saj ra në njërin gju dhe nxori unazën.

Pa e ditur se çfarë po ndodhte prapa krahëve të tij, ai i propozoi martesë dhe pranoi përgjigje pozitive prej saj, para se të kthehej dhe të shikonte se fëmija kishte kryer nevojën fiziologjike.

Ngjarja është pëlqyer në masë të madhe, për tu shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit