Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea në bashkëpunim me Prefektin e Tiranës kanë zhvilluar sot takimin e Komitetit Rajonal Antitrafik të Qarkut.
Zëvendësministrja Gjebrea vuri theksin tek nevoja për koordinim më të mirë dhe bashkëpunim mes institucioneve shtetërore, organizatave kombëtare dhe lokale në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave.
Ajo ftoi organizatat të bëhen pjesë e aktiviteteve ndërgjegjësuese në kuadër të parandalimit, të cilat do të përcaktohen në Planin e Veprimit të Komitetit Rajonal Antitrafik.
“Bashkëpunimi dhe mirëkoordinimi mes aktorëve antitrafikim është çelësi i suksesit në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave”, tha Gjebrea.
Prefekti Vorpsi shprehu angazhimin maksimal dhe në çështjet e anti-trafikimit.
“Vetëm me një angazhim të përbashkët dhe duke unifikuar përpjekjet mund të minimizojmë fenomenin e trafikimit”, theksoi Vorpsi.
Në planin e veprimit për këtë vit, do të punohet më shumë për situatën e fëmijëve në rrugë, për të ngritur një sistem më funksional të lajmërimit në kohë për raste trafikimi.
Gjatë takimit u vendos krijimi i një Task-force nga Drejtoria Arsimore, për të rritur rastet e raportimit për fëmijët në situata në rrezik, që mund të bëhen preh e trafikimit dhe abuzimit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com