'Gjëja e fundit që prisja në jetë'/ Ish-ambasadori shqiptar reagon pas skemës së mashtrimit ndaj vejushës amerikane

'Gjëja e fundit që prisja në jetë'/ Ish-ambasadori shqiptar reagon pas skemës së mashtrimit ndaj vejushës amerikane

Ambasadori Gashi dhe vejusha

Pas lajmit së një vejushë në qytetin e Orlandos në SHBA kishte humbur kursimet e saj pasi kishte rënë në dashuri me një njeri që përdorte fotot e ish-ambasadorit kosovar në Bosnjë, një reagim ka ardhur edhe nga ky i fundit. Me anë të një postimi në Facebook, ish-diplomati Flamur Gashi ka shkruar se përfshirja në një histori të tillë ishtë gjëja e fundit që priste në jetë dhe se i vinte shumë keq për zonjën.

Ndjej keqardhje për mashtrimin që i ka ndodhur zonjës, por ndjehem mirë që ky rast është zbuluar dhe qytetaret kanë mundësi të marrin mësim nga ky mashtrim, dhe të jenë të kujdesshem sidomos për fëmijët.

Flamur Gashi, ish-ambasador

Sipas mediave të huaja 65 vjeçarja, Diana Amanda Standish i ka dërguar 270.000 dollarë një njeriu që mendonte se ishte një drejtor ekzekutiv i divorcuar që punonte për një projekt ndërtimi në Bakersfield të Kalifornisë.

Njeriu që ajo supozonte të njihte ishte Darnell Jerry Michael, por fytyra me të cilën ajo kishte rënë në dashuri ishte Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje, i cili është i martuar me tre fëmijë dhe jeton në Kosovë. Hetuesit e Orlandos kanë gjurmuar emailin e Michael në Afrikën e Jugut dhe i bënë me dije zonjës se ajo nuk ka shanse për të rimarrë paratë e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare