Gjejini një 'agjenturë' serioze Edi Ramës

Gjejini një 'agjenturë' serioze Edi Ramës

Edi Rama

Fati i kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë tani është në duart e Gjykatës Ndërkombëtare, dhe për këtë ka rënë dakord, edhe Shqipëria, edhe Greqia.

Kurse fati i Edi Ramës është “në dorë” të opozitës shqiptare, e cila e akuzon atë se është agjent edhe i Erdoganit edhe i Greqisë.

Vetëm një parti, që sa herë flet, bën kujdes të mos thotë asgjë logjike, mund ta bëjë këtë.

Debati i ditës në Greqi është si të ndajë kufirin detar me Turqinë, pasi me Shqipërinë e ka mbyllur debatin, sepse e ka çuar në Gjykatë Ndërkombëtare.

Akuzat klasike të opozitës shqiptare ishin që Edi Rama është i shitur tek Turqia e Erdoganit, pasi ky i fundit e ka prishur marrëveshjen e Berishës me Karamanlisin më 2009. Akuza e re është që Edi Rama është i shitur tek Athina dhe po shet detin.

Vetë Greqia ka akuzuar Edi Ramën se ka hequr Ditmir Bushatin, i cili sipas tyre ishte duke finalizuar Marrëveshjen me Kotzias, por ka ndërhyrë përsëri Turqia dhe Rama e prishi.

Tani njeriu ka nevojë të marrë frymë një minutë e t’i rendisë gjërat para se t’i lëshojë si “lopa bajgën”. Dmth, nëse Edi Rama është i shitur tek Greqia, atëhere duhet të heqin dorë nga akuza që Edi Rama e ka prishur marrëveshjen e “detit” dhe e ka çuar në Kushtetuese se e ka detyruar Erdogani.

Të paktën ta lënë vetëm agjent grek. Se dhe agjent grek dhe turk, dhe që mbron detin nga Greqia për interes të Turqisë pastaj shet detin tek Greqia për interes të Greqisë, është e komplikuar për një tru normal. Mund ta kapë vetëm truri i Bujar Nishanit që s’ka rrudha.

Nëse i qëndrojmë akuzës tjetër që Edi Rama është agjent turk, ushtar i Erdoganit, etj., t’i shtojmë dhe atë që thotë media greke, që ky ka shkarkuar Ditmir Bushatin se ka tentuar të mbyllë marrëveshjen për kufirin detar me Kotziasin, pasi e kanë sinjalizuar turqit, del i besueshëm si agjent turk, por duhet të bjerë kjo akuza si agjent grek.

Ndaj do ishte serioze, meqë bëhet fjalë për një çështje siç është kufiri detar, që opozita ta ndajë se agjent i kujt është Edi Rama, i Greqisë apo Turqisë.

Edhe Greqia edhe opozita e kanë akuzuar si agjent turk. Të dyja këto mund të jenë broçkulla, por kjo e treta e opozitës sonë, që përveç agjent turk, është dhe agjent grek, ja humbet seriozitetin këtyre agjenturave.

Gjejini një agjenturë më serioze Edi Ramës në këtë rast, se si agjent i dyfisht në konfliktin turko- grek, vlen vetëm për fantazinë e Nishanit.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 28/12/2020 19:58

    Nishan Kopani ka trurin pa rrudha ha ha

    Përgjigju
  • Selfo: 28/12/2020 05:18

    Epo nuk eshte thjesht agjent i njeres pale jo. Meqe te pelqen, nese perdorim taktikat analitike te ish sigurimit te shtetit, nje individ nga nje familje e ngritur komuniste, intelektuale, apo "artistike" kishte potencialin te rekrutohek nga sherbimet e huaja. Nese ai udhetonte jashte shtetit, sherbimet e huaja e targetonin per ta rekrutuar. Ne rastin e shqiptareve, deshira dhe vullneti per te spiunuar eshte e njohur. Sidomos e atyre qe enderrojne te behen udheheqes. Si Ahmet Zogu, Enver Hoxha apo Sali Berisha. Ai lideri yt i dashur o Merro, thuhet se per disa kohe qe ne Itali. Me gjasa, italianet duhet ti kene dhene ndonje luge terhana. E pasandaj, ai lideri yt sosi ne France. Kuptohet, me luge ne brez duhet te kete proviar dhe terhanane franceze. E po keshtu, nje nga dashnoret me jetegjata por per te cilen nuk dihet gje (ai qe dimte vrau veten) qe gkermanke. Ndoshta aty eshte mbushur mire me terhana. Jo pa qellim corba gjermane e mbeshteti te merrte pushtetin. Por cedo, e permbysi kupen gjermane sapo i erdhi era e corbes trumpiste. Se si do veje me tej, si dihet. Por kjo eshte nje tablo sinoptike sipas metodes sigurimse. Dhe ne fakt edhe gabim se kishin ato jo....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje