Gjelat e detit, fermerët e Lushnjes: S’ka blerës! Konsumatorët: Çmimi i lartë... (VIDEO)

Viti i Ri është festa që çdo shqiptar e feston. Të gjithë i kushtojnë një rëndësi të madhe natës së ndërrimit të viteve. Duke nisur që me dekorin e shtëpisë deri në përgatitjen e gatimeve. Gjeli i Detit dhe bakllavaja janë dy gatimet tradicionale për natën e Vitit të Ri.

Lushnja është dhe zona karakteristike për rritjen e gjelave të detit. Gjatë këtyre festave trotuarët e qytetit mbushen nga fermerë që shesin gjela deti. Por këtë vit ata ankohen se nuk ka treg shitje dhe që çmimi nuk justifikon punën që u duhet për të rritur gjela deti.

“Nuk na del kostoja, shpenzimet janë të rënda do një vit të rritet. E shesim me 8 ose me 9 por nuk na leverdis. Dhe prapë njerëzit nuk i marrin, fitimin se kemi por duhet të ushqehemi”, thanë fermerët

Ndërkohë nga ana tjetër konsumatorët shprehen se çmimi për një gjel deti është i lartë dhe që u duhet të kursejnë që të arrijnë të blejnë një gjel pasi është dhe gatimi tradicional për Vitin e Ri.

“ I blemë më 7.5 mijë lekë kilogramin, por ishte me 8. E blejmë se një vit i ri është por me këtë çmim është shumë i vështirë. Por një herë në vit është dhe sakrifikojmë”, thonë qytetarët

Edhe në qytete të tjera tregtarët ankohen se ka rënë fuqia blerëse krahasuar me një vit më parë. Mesa duket shqiptarët po shpenzojnë më pak për natën e ndërrimit të viteve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • blerta: 30/12/2019 19:27

    FLITET se mishi I gjelit ka nje mikrob qe prek trurin e femijeve ,,eshte mire te konsumohet ne sasi te pakta,,...

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/12/2019 00:20

    Fshataret plera duan të hanë mish e të dhjesin me er të qelbur mishi. Ore hani sallate e ndonje cope bakllava dhe jeni ok!

    Përgjigju
  • kujtim: 28/12/2019 23:52

    namin po bejne fermeret po ushqejne gjelat me koncetrat qe nuk kan fare shije dhe ankohen qe nuk ka bleres...ju rafte nje kolere qelbesira

    Përgjigju
  • Eva: 28/12/2019 19:49

    Nje gjel behet 15 kg per 6 muaj. Kta thone qe shqiptari I shtreses se mesme te bleje 10,000 leke nje gjel nderkohe qe ka rrogen 40,000. I kan bo hesapet gabim Lushnjaret,,,leket me shumice behen me droge jo me gjeta deti.

    Përgjigju
  • Ujku: 28/12/2019 19:10

    Lerini mor gomere gjelat rehat,,,te rrine e te kendojne ,,ku ka gje me te bukur,,,kane uri zulute,,hani nga nje pice ,,dhe bakllava,, mjafton....

    Përgjigju
    • tralala: 29/12/2019 12:08

      o ujku po motren mire e ke yyytt rrac e poshter

    • Ujkut: 28/12/2019 20:20

      Fix o ujku ashtu si ha jotëm e jotmotër sallam të trash 5 mij leksh e bakllava

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja