Gjeli gjigand në Kosovë, 'pushton' 
mediat botërore/FOTO+VIDEO

Gjeli gjigand në Kosovë, 'pushton' <br />mediat botërore/FOTO+VIDEO
Një gjel me përmasa gjigante në Kosovë, po bën xhiron në rrjetet sociale, ku edhe mediat e huaja i kanë kushtuar artikuj këtij gjeli jo të zakontë.
 
Daily Mail ka publikuar videon e gjelit që shëtit në oborrin e një shtëpie në Kosovë, ku bien në sy përmasat e tij gjigante.
 
Gjeli i quajtur “Merkali” është i Fitim Sejfijajt nga Kosova, ndërsa përmasat e tij trupore kanë habitur mijëra njerëz në mbarë botën.
 
Edhe pse saktësisht nuk dihet origjina e këtij lloji të gjelit, sipas Livestock, ky gjel vjen nga Amerika që ishte importuar vite më parë nga Shangai.

Një gjel i zakonshëm peshon deri në 3.5 kilogramë, ndërsa “Meraklia” peshon plot dhjetë kilogramë. Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar mbi 85 milionë persona dhe ka zgjuar interesim të madh në gjithë globin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025