Gjellë e freskët vere nga zonja Albana

Gjellë e freskët vere

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 kungulleshkë
  • 2 patate
  • 2 speca jeshil
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lgj vaj
  • 200 ml qumësht
  • 1 vezë
  • 2 lgj kos
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën që e kemi grirë hollë në vaj, shtojmë hudhrën dhe patatet e prera në kubikë. Më pas shtojmë kungulleshkat dhe pas një kaurdisje të mirë shtojmë specat duke rregulluar dhe shijen me kripë e piper. Mbas kaurdisjes shtojmë qumështin dhe e lëmë të ziejë pak. Në fund rrahim një vezë me pak kos dhe ia shtojmë gatimit dhe e lëmë derisa të mpikset pak.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse