Gjellë me kunguj dhe mish pule
Përbërësit:
- 1 kg kungull
- 400 gr mish pule
- 2 qepë
- 1 lgj salcë domate
- 1 lgj vaj per person
- Miell gruri (për lidhje)
- Kripë
- Piper i zi
- Kopër
Përgatitja:
Presim mishin e pulës në copa të vogla dhe e kaurdisim në tigan me vaj luledielli derisa të marrë ngjyrë të artë. Në një tenxhere tjetër kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtojmë kungullin në copa dhe e lëmë të zbutet. Përziejmë një lugë miell në pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në tenxhere që të trashet salca. Shtojmë mishin e pulës, piperin e zi dhe pak ujë ose lëng pule. E lëmë të gatuhet në temperaturë të ulët derisa gjella të lidhet. Në fund shtojmë koprën e grirë për aromë.
Komente












