Përbërësit:
- 500 gr mish
- 1 qepë e madhe
- 1 thelpi hudhër
- 2 karrota
- 300 gr lakër jeshile
- 300 gr domate të konservuara/koncentrat
- 4-5 lgj vaj ulliri
- 250 ml verë e kuqe
- 1 degë rozmarinë
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një enë të thellë, kaurdisni qepën e grirë imët me vajin e ullirit derisa të zbutet. Shtoni hudhrën e shtypur dhe më pas copat e mishit. I skuqni lehtë nga të gjitha anët. Shtoni karrotat dhe lakrën e prerë në copa të vogla. Përziejini mirë. Hidhni verën e kuqe dhe lëreni të avullojë për rreth 20 minuta, në zjarr mesatar. Shtoni koncentratin e domates, rozmarinën, dafinën, kripën dhe piperin. Përziejeni derisa të lidhen shijet. Ulni zjarrin, mbulojeni dhe ziejeni ngadalë për 30 minuta, derisa mishi të zbutet dhe salca të trashet. Nëse ka nevojë, shtoni pak ujë ose lëng perimesh gjatë zierjes. Në fund hiqni dafinën dhe shërbejeni të ngrohtë, shoqëruar me bukë të thekur ose me pure patatesh.
Komente












