Përbërësit:
- 5-6 patate mesatare
- 3-4 karrota
- 1 qepë e madhe
- 2 thelpinj hudhër (opsionale)
- 1 gjethe dafine
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle koncentrat domateje
- Ujë ose lëng perimesh/ mishi (rreth 1 litër)
- Pak majdanoz i freskët për sipër
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe karrotat, i presim në kubikë mesatare. Qepën e grijmë imët dhe hudhrat i shtypim. Në një tenxhere nxehim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. Shtojmë koncentratin e domates ose domatet e grira dhe vijojmë me kaurdisjen. Më pas hedhim patatet dhe karrotat. I përziejmë mirë që të marrin shije, shtojmë gjethe dafine, kripë e piper. E mbulojmë me ujë ose lëng perimesh/mishi dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar derisa patatet dhe karrotat të zbuten (rreth 25-30 minuta). Në fund heqim gjethen e dafinës dhe shtojmë majdanozin e freskët për aromë.
Këshilla nga Albana: Mund të hedhësh pak selino ose bizele në fund për ngjyrë dhe shije. Për një shije më të pasur, përdor lëng kockash ose lëng pule në vend të ujit.












Komente
Komento