Gjellë siçiliane me patëllxhanë nga zonja Albana

Gjellë siçiliane me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë të mëdhenj
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 degë selino
  • 300 gr domate ose salcë domatesh
  • 50 gr ullinj të zi ose jeshilë
  • 2 lugë gjelle kaperi
  • 2-3 lgj uthull vere të bardhë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 50 ml vaj ulliri
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Gjethe borziloku të freskët

Përgatitja:

Lajmë dhe presim patëllxhanët në kuba mesatare. I kriposim lehtë dhe i lëmë të kullojnë për rreth 30 minuta që të nxjerrin hidhësinë. Më pas i shpëlajmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Në një tigan të madh, nxehim vajin dhe skuqim patëllxhanët derisa të marrin ngjyrë të artë. I largojmë dhe në të njëjtin tigan kaurdisim qepën dhe selinon derisa të zbuten (rreth 5 minuta). Shtojmë domatet (të grira ose të prera imët) dhe i lëmë të ziejnë për rreth 10 minuta, derisa të lidhen pak. Shtojmë ullinjtë, kaperin, patëllxhanët e skuqur dhe i përziejmë mirë. Në fund shtojmë uthullën dhe sheqerin. E përziejmë derisa uthulla të avullojë pak, duke krijuar një shije të ëmbël dhe të thartë. Shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës dhe e lëmë të gatuhet edhe për 5-10 minuta në zjarr të ulët.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve për financat e gjelbra! Sejko: Transformim sistemit financiar

Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve për financat e gjelbra! Sejko: Transformim sistemit financiar