Gjellë vere me patëllxhanë
Përbërësit:
- 1-2 patëllxhanë
- 200 gr mish pule/viçi
- 1 qepë
- 1 spec
- 2 thelpinj hudhër
- 2 domate / pure domatesh
- 1/2 fç ujë
- 1 tufë majdanoz
- Piper i kuq, piper i zi
- Kripë, rigon
Përgatitja:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Mishin e presim në kubikë sikurse dhe perimet. Kaurdisim fillimisht me pak vaj ulliri mishin e pulës ose të viçit të cilin e kemi marinuar me pak kripë. Pasi mishi fillon të lëshojë lëngjet e veta, e largojmë nga tigani dhe vendosim në kaurdisje qepën e grirë imët, hudhrën, patëllxhanët dhe specin. Shtojmë purenë e domates, rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe në fund shtojmë pak ujë të vakët. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë nën mesatare dhe të ketë pak lëng.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)