Gjelosh Marku nga Mekshajt e Shalës me të tjerët e të njëjtit fis, kishte ndryshuar pozicionin dhe kishte zënë vend prapa prefekturës. Nga poshtë u dëgjua një shtënë, e cila u ndoq nga një britmë e mbytur dhe rënkime. Heroin e pamposhtur (Gjeloshi) e kishte goditur në kokë dhe ra siç bien të fortët. Kaluan disa minuta me një qetësi të tmerrshme.
Pas pak një flamur i bardhë nga një dritare i mbajtur nga të besuarit e tij. Prefektura u mor, Partia e Zogut dukej e plagosur për vdekje. Opozitarin antizogist Gjelosh Markun e patën arrestuar forcat e Muharrem Bajraktarit së bashku me Lekë Vuksanin, ku i morën të lidhur me zinxhir (rebeli i lidhur me duar prapa me hekura nemceje të vendosura deri në zero, rrugën nga Shala në Shkodër e bëri në këmbë dhe nuk u lejua as të hante bukë, as të pinte ujë, as të pinte duhan, ndonëse i dridhej buza për një cigare nënvizim imi) Gjeloshi kur mbërriti Muharrem Bajraktari në Shalë u arratis nëpër pyje e nëpër male.
Pastaj duke u besuar fjalëve të bukura të Ndue Sadikut, krah i djathtë dhe këshilltar i Muharremit, vendosi të dorëzohej e të mos jetonte malit si bishë, të rrezikonte jetën e familjes . Pasi ishte paralajmëruar se po të mos dorëzohej, do t’i digjej kulla e stani do t’i konfiskohej malli e bagëtia e familja do t’i burgosej.
Pasi u dërgua në Burgun e Shkodrës, gjyqi special politik e dënoi si nxitës dhe pjesëtarë të revoltës së armatosur për përmbysjen e rrëgjimit kushtetues, si kriminel me duar të përgjakura dhe vrasësin e Komandantit të Qarkut Shkodër Kapiten Ferit Frashri. Vlen te theksohet qëndrimi shumë fisnik i Gjelosh Markut në Gjyq kur u pyet nga Kryetari i seancës se kush e vrau Ferit Frashrin.
Së pari Lek Vuksanin mos e përzieni në këtë punë e mos e merri në qafe pa pikë fajit. Ferit Frashrin, nëse plumbi e ka marrë në kokë me qatë plumb e kam shytue unë. Ferit Frashri nuk është një burrë me shkua gjak hupur. Nëse duhet të përgjigjet kush për vdekjen e tij qe ku më keni. Unë e vrava ishim në lufte, në luftë nuk shkohet me u puthë, por me u gjuajtur me plumba.
Pushka të vret, por nderon burrin. Qe ku me kini jam dorëzua ne besën tuaj dhe nuk kërkoj mëshire, pasi çdo gja e kam ba me dëshirë kundër këtij regjimi të mallkuar, ndërsa me Ferit Frashrin nuk kam pasur as gjë personale, por siç e thash kemi qene ne dy llogore kundërshtare luftim (AQSH .Dosja nr 149/viti 1927). U dënua me vdekje varje ne litar, nuk iu mohua prania e priftit, që quhej At Giuseppe Lochman O.F.M.
Vdiq me ndjenja të krishtera, iku nga kjo botë si hero. Nuk u tremb dhe fytyra e tij nuk pati as një shenjë frike u var në litar, aty tek “Fusha e druve”. Varja u bë publike me tellall, viganin e terrorizuar e lanë gjithë paraditen varur për t’i shti tmerrin njerëzisë. Trupi i tij u gropos në Shkodër dhe nuk u lejua që ta merrnin familjaret.
Në Shalë shungulloj gjëma e burrave te moti sa drithëroj gjithë bjeshkët, gjëmë ku morën pjesë gjitha fiset e Dukagjinit .Vajtoret qanë me kuje dhe derdhen lot pikëllimi mbi rrobat që vishte trimi kur shkonte ne festa e krushqi, posi martiri në ditën e lamtumirë nga kjo jetë prehej diku në një gropë të zezë i ndëshkuar si heretik i regjimit të Ahmet Beut e tradhtar i atdheut.
Ai flijua në mënyrë biblike për idealet, e tija opozitare si patriot i sprovuar dhe martir idealeve progresive të kohës dhe do të jetojë aq sa kombi ynë është i pranishëm në këngët e popullit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
