Gjen babain pas 15 vitesh / Ambra përballet me xhaxhain: Ju pranuat nusen e babait dhe flakët nënën time

E bija, rrëfeu në program pak ditë më parë, takimin e shumëpritur me babain, ku u përball me indiferencën nga ana e tij. Ajo deklaroi publikisht vendimin për të mos pasur kurrë më kontakt me të atin, duke fajësuar edhe familjarë të tjerë, vecanërisht xhaxhain se i ktheu shpinën pasi ata rilidhën kontakte me Ilirin. Xhaxhai i Ambrës dhe vëllai i Ilirit, erdhi në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, për të shprehur indinjatën e tij për akuzat që mbesa bëri në studio pasditen e 23 tetorit.

‘Nuk qëndrojnë këto që thotë Ambra. Unë për 15 vite rresht i kam mbështet në maksimum, nga unë sidomos. Unë në prill kam shkuar tek Iliri dhe kam qëndruar 2 javë. Unë s'kam ardh për të berë avokatin e tij dhe e dënoj qëi ka mohuar fëmijët për 15 vite. I kam thënë jepi sqarime. I kam dhënë telefonin të fliste. I shkruajti djalit, dhe ky i fundit refuzoi të takonte babain tek shtëpia ime. Hodhën akuzat për ne duke thënë se ne e donim për paratë e tij. Kjo s'është e vërtetë. Ilirin e imponova unëtë vinte në Shqipëri, sepse më justifikohej. Unë e respektoj ish-gruan e tij ëshntë vërtetë një heroinë, e di si i ka rritur ata fëmijë. Unë kam qenë mbështetje për të, nuk mund ta mohojë vajza këtë. Takim pas 15 vitesh u bë në Tiranë. I lashë të flisnin vetëm. Erdhi vajza të nesërmen dhe hëngrëm dreka-darka dhe u gëzuam shumë, që u realizua ky takim’, rrëfen xhaxhai

Astriti dënon veprimin e vëllait të tij Ilirit, që mohoi 15 vite fëmijët e tij në Shqipëri, por nuk nuk mund të pranojë qëtë shkatërrojë për të dytën herë, familjen që ka ndërtuar në Greqi.

‘Nuk ka faj askush për veprimet e Ilirit. Po unë cfarë i bëra. Qëndruan me ditë të tëra. Me zor ka ikur vëllai im. Se cfarë i bënë këta nuk e mora vesh.Nuk donte të kthehej më në Greqi. Ai u takua edhe më ish-gruan dhe nuk e di cfarë muhabetesh bënë. Ambra tentoi ta ndante nga gruaja e dytë dhe ta rikthente në familje. Kjo ishte gabim se nuk duhej shkatërruar edhe kjo familje tjetër, pas 15 vitesh ai nuk kishte kuptim të kthehej më’, sqaron xhaxhai në studio

Por nga ana tjetër e receptorit edhe pse e bëri publik vendimin e saj kategorik, se nuk donte të fliste me z. Ilir, duke u shprehur ftohtë për të atin, Ambra e konsideron të mbyllur këtë kapitull. Por nuk mund të rrinte indiferente, duke iu kundërvënë drejpërdrejtë xhaxhait të saj, Astrit Gjokës të ftuar në studio, pas ’krisjes’ së marrëdhënieve mes tyre.

Mbesa: Historia e babait tim është e mbyllur. E ke ditur shumë mirë që ai erdhi për festat e fundvitit.

Xhaxhai: Nuk kam ardh të bëj avokatin e vëllait

Mbesa: Po e bën. Unë nuk kam mohuar, që ju nuk na keni qëndruar afër. Kam pohuar që janë krisur marrëdhëniet. Babai ështëështë budall, por ti që je i mëncur duhet t’i thoje.

Xhaxhai: Vëllai im nuk është fëmi nuk e detyroj dot unë. Ti e di sa ju kam mbështet. Për këtë kam ardhur, jo të bëj avokatin.

Mbesa: Pse na larguat? Pse nuk më more që ka ardhur babai

Xhaxhai: Pse nuk erdhe tek shtëpia ime

Mbesa: Si mund të vija unë, kur ai kishte ardhur me gruan e tij dhe mamaja ime rri në shtëpi

Xhaxhai: Ambra s'ta kam mbyllur derën. Mos bëj telenovela. Cfarë të kemi bërë?

Mbesa: Nuk më the që ka ardhur babai

Xhaxhai: Nuk më tha vëllai që do vinte në dhjetor. Nuk mund ta nxirrja jashtë.Derën r ke patur të hapur tek unë.

Mbesa:T i nuk më more për të thënë që derën e ke të hapur

Xhaxhai: A the që do ju shkel me këmbë. Ja ku jam,eja më shkel

Mbesa: Me vepra ta tregoje. Të më thoje se babai është me nusen këtu, për ju derën e ke të hapur.

Xhaxhai: Ti problemet nuk i ke më mua. Cfarë t’i bëj unëIlirit? Ti jap mendt e mia

Mbesa: Ata kanë vendosur murin mbrojtës me ne. Ai që na mbajti për 15 vite, pse nuk erdhi tek dasma e vëllait, por iku tek vëllai nëGreqi ?

Xhaxhai: Unë nuk ta kam mbyllur derën. Ta kam mbyllur?

Mbesa: Ti e di shumë mirë qëdera nuk mbyllet vetëm me fjalë, por mund të mbyllet edhe me vepra

Xhaxhai: Cfarë i kam bërë ish-nuses sëIlirit ? .Ajo ka mohuar dhe kushërirën e saj, gruan time.

Mbesa: Shko trokiti në derë dhe flit si burrë. Ka shumëgjëra të tjera mes nesh, që unë nuk dua t’i bëj publike. S' kam marr asnjë telefonatë nga ne të flisnim privatisht dhe jo këtu në studio.

Xhaxhai: Mua më vjen inat, cila është arsyeja që janë larguar. I kërkoj falje publike nëse i kam larguar unë.

Mbesa: Nuk kam cfarëtëflas me xhaxhain, pasi nuk më ka kërkuar sqarime privatisht. Nga kjo marrëdhënie janë larguar ata dhe jo ne.

Vëllai i Ilirit e mbyll me një mesazh:

Xhaxhai: Uroj të bëhet më e mira si për kalamajtë dhe për vëllain tim

Ilir Gjoka rezultonte i humbur që në muajin gusht të vitit 2004 nga Greqia. Stafi i 'Pa Gjurmë' e trajtoi gjatë historinë në studio, pasi kërkohej nga tre fëmijët dhe bashkëshortja.Pas 15 vitesh, gazetarët e gjetën 50-vjecarin, ku u zbulua se ishte rimartuar në Greqi me një vajzë nga Vlora dhe kishte sjellë në jetë edhe një djalë. Stafi komunikoi me Gjokën, i cili rrëfeu shumë pak detaje nga jeta e tij dhe kërkoi numrin e të bijës, pasi e kishte ndjekur programin në kanalin Youtube.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive