Një 27 vjeçar në Shkodër është ndaluar nga policia,pasi ka gjetur një portofol me karta krediti brenda dhe ka tërhequr para nga llogaria e të zotit të portofolit.
Muharrem Peti i cili banon në Dibër ka gjetur portofolin pranë shatërvanit Parrucë në Shkodër, ku ka pasur edhe 2 karta krediti së bashku me një shumë të konsiderueshme parash brenda.
27 vjeçari ka përdorur kartat e kreditit duke tërhequr 100.000 lek të reja nga llogaria bankare, të cilat mendohet se i ka shpenzuar duke luajtur kazino.
Portofoli i përkiste një 65 vjeçari me inicialet R.B, i cili banonte në Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale "Vjedhja”.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com