Vinte nga Ekuadori, gjenden 64 kg kokainë në një kontenieri me karkaleca në Pire! Do të sillte mbi 2 mln euro fitim

Vinte nga Ekuadori, gjenden 64 kg kokainë në një kontenieri me karkaleca në Pire! Do të sillte mbi 2 mln euro fitim

Kokainë në Pire

Rreth 64 kilogramë kokainë, në vlerën e 2 milionë eurove janë gjetur në Pire, në një konteiner me karkaleca të ngrirë që vinte nga Ekuadori. Trafikantët e drogës nuk dihen ende.

Trafikantët e drogës duket se kanë nisur të ndryshojnë mënyrat për të sjellë drogën nga vendet e origjinës në portet evropiane.

Rasti më i fundit është zbuluar në Pire, ku në një konteiner me karkaleca të ngrirë ishte fshehur kokainë e pastër, e ndarë në 58 pako të improvizuara.

Sipas mediave grekë, të cilave shqiptarja.com u referohet operacioni antidrogë është ngritur nga nëndrejtoria e Prokurorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurisë së Athinës, me pjesëmarrjen e autoriteteve doganore, si dhe nga Prokuroria e Narkotikëve.

Sipas policisë greke, është hera e parë që droga zbulohet jo në një ngarkesë frutash, zakonisht banane, por në frigoriferë ku ruhen karkalecat.

“Deri tani trafikantët zakonisht transportonin drogë në ngarkesa me banane. Për shkak se ngarkesa të tilla janë kapur shumë herë, tani kanë gjetur mënyra të reja. Është hera e parë që kokaina gjendet në një frigorifer ku mbahen karkaleca deti”, theksuan ata.

Të njëjtat burime shtuan se tashmë po krijohet një situatë e re, jo vetëm në Greqi, por edhe në Evropë në përgjithësi, pasi rrjetet kriminale po kërkojnë vazhdimisht mënyra të reja për të transportuar mallrat e tyre.

Mësohet, se nëse droga nuk do të ishte kapur nga autoritetet greke, trafikantët e saj do të përfitonin një shumë prej më shumë se 2 milionë eurove.

Ndërkohë, burimet policore po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në trafikun e drogës.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut