Gjenden eshtrat e 761 fëmijëve në një shkollë në Kanada

Gjenden eshtrat e 761 fëmijëve në një shkollë në Kanada

Eshtrat e 761 personave, kryesisht fëmijë vendas, janë zbuluar në vendin e një shkolle rezidenciale në provincën Saskatchewan të Kanadasë.

Kjo u raportua nga një grup vendas Kanadez, ndërsa zbulimi ndodhi më pak se një muaj pas gjetjes së eshtrave të 215 fëmijëve në Kamloops, British Columbia, pranë një tjetër prej shkollave të themeluara në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë nga qeveria Kanadeze dhe e drejtuar nga Kisha Katolike.

Cadmus Delorme, kreu i komunitetit indigjen Kanadez Cowessess, specifikoi: "të mërkurën gjetëm 751 varre anonime. Nuk është një varr i zakonshëm, ato janë varre anonime", shpjegoi Delorme në një konferencë për shtyp, duke deklaruar se gërmimet filluan përmes gjeo-radarit më 2 qershor.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau tha se Kanadaja duhet të pranojë historinë e saj të racizmit kundër popullatave vendase në mënyrë që të "ndërtojë një të ardhme më të mirë".

Trudeau i quajti zbulimet, së pari në British Columbia, pastaj më të fundit në Saskatcheëan "një kujtesë e turpshme e racizmit sistematik, diskriminimit dhe padrejtësisë që popullata vendase ka përjetuar në këtë vend".

"Ne duhet të marrim parasysh këtë realitet, të mësojmë nga e kaluara jonë dhe të marrim rrugën e përbashkët të pajtimit, në mënyrë që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë", u shpreh ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?