TIRANË- Gjendet Rozalinda Nasufi e cila u largua nga shtëpia e saj në Shkodër më 21 tetor të vitit 2019. Gazetarët rilidhin kontaktet at e bij, kur këtë të premte, falë emisionit “Pa gjurmë” në Report Tv, u bë i mundur komunikimi me 19-vjeçaren. Rozalinda ne reagimin e saj live i kërkoi babait të saj Dan Nasufit ta mbyllte këtë histori, duke i kujtuar dhunën që ai ka ushtruar mbi të dhe nënën e saj. Gjatë një lidhje me skype Rozalinda, teksa u ballafaqua live me babain i kërkoi ta linte të qetë pasi ajo kishte krijuar familjen e saj.
Dua ti them babit që kam krijuar familjen time, kam dikë që më do, dhe nuk dua të kthehem në shtëpi. Babi vetëm më ofendon nuk më flet mirë. Unë kam zgjedh jetën time. Ai më fejoi me dikë tjetër pa dëshirë, pasi kam qenë 1 vitë e gjysëm me të parin. Kam vendos të mos kthehem më në shtëpi kam martohem, ai më ka martuar me zor.Tani jam rehat me familjen time të re. Jam bërë nënë, vajza është 1-vjece dhe unë dua të krijoj familjen time as nuk dua të hyjmë e të dalim me njëri tjetrin. Më ka rrahur, më përmëndte bukën e gojës. Në moshë të vogël më ka nxjerr në punë. Ai ka dhunuar edhe nënën. Kam vuajtur gjithë kohës, edhe burri I parë më dhunonte, më torturonte me zinxhira. Nuk kam dashur të shikoj familjen time, nuk dua të kthehem ëm në shtëpi
I zënë ngushtë përballë akuzave të ngritura nga vajza e tij, i ati i 19-vjecares Dan Nasufi e mohoi në mënyrë kategorike se kishte dhunuar të bijën.
Unë nuk kam ushtruar dhunë te vajza se po të ishte ashtu si shprehet Rozalinda, do të iknin dhe vajzat e tjera. Por në kësi kushtet nuk dua ta shoh më vajzën time. Unë ju falenderoj si emision që ma gjetët, ndjehem keq dhe i turpëruar, që vajza më tha këtë gjë në transmetim live, por ai person që e ka marr vajzën nuk ka për të shpëtuar pa e gjetur unë
Ka ndodhur në “Pa Gjurmë”, ku edhe pse stafi rilidh kontaktet pas shumë kohësh, familjarët mes njëri-tjetrit nuk arrijnë në një marrëveshje. Për programin, ky mision mbyllet këtu, për t’i lënë palëve kohë që me vullnet të lirë të kenë mundësi të zgjidhnin mosmarrëveshjet mes tyre.
O.D./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3058
Lajme të tjera
-
EKSKLUZIVE/ Rrëfehet vëllai i Elena Hysës, që Dan Hutra i vrau motrën dhe bashkëshorten shtatzënë: Po të isha në shtëpi, s’do ndodhte tragjedia! Tani kam probleme me familjen e gruas
15 Mars, 16:30
-
Vrasja e 2 vajzave 19 vite më parë, policia në Report Tv merr videon që u dha në 'Pa Gjurmë'! Personi i tretë i përfshirë njoftoi uniformat blu që në vitin 2005
10 Mars, 13:19
-
Ekskluzive/ Zhdukja e Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut 19 vite më parë, dëshmitarja në 'Pa Gjurmë': U vranë nga kreu i Bandës së Lushnjës, i groposi në dunat e Divjakës
9 Mars, 17:21
-
Ekskluzive/ Del nga burgu, telefonon ‘Pa Gjurmë’, gjendet i riu korçar! Babai sheh të birin dhe emocionohet live
6 Mars, 18:18
-
Vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia, Beqiri në Report Tv: Policia e di kush është autori por e fsheh, pushteti e ka nën fre! Avokati: Krim pasioni
28 Shkurt, 21:59
-
Ekskluzive/ Vdekja e kenianes, flet për ‘Pa Gjurmë’ shoqja 22-vjeçares, jep dëshmi kontradiktore me atë në prokurori: S'e dija për lidhjen e saj me shoferin e kazinosë
28 Shkurt, 16:06
-
Rrëfimet e një balerine dhe një moderatoreje në ‘E ardhmja është vajzë’! Odeta Dume rrëfen si është njohur me Aida Shtinon
25 Shkurt, 22:03
-
Nuk iu beson syve kur shikon burrin, ‘Pa Gjurmë’ ia kthen në shtëpi! Emocione dhe lot gëzimi, bashkohet çifti nga Tirana
23 Shkurt, 17:46
-
Vdekja e 22 vjeçares keniane muaj pasi u dhunua në Tiranë, qytetarët protestojnë para prokurorisë: Hetimet për të u neglizhuan vetëm sepse ishte me ngjyrë
20 Shkurt, 17:37
-
EKSKLUZIVE/ 25 vite e zhdukur, ’Pa Gjurmë’ zbardh vrasjen e Etleva Parangonit! Nëna sheh për herë të parë varrin e të bijës, vajton në studio
17 Shkurt, 19:48
-
I zhdukur para një jave, ‘Pa Gjurmë’ gjen 42-vjeçarin të aksidentuar në spital! E dinin shtetas sirian, policia mbërrin në ambjentet e Report TV
16 Shkurt, 19:30
-
Prej 6 muajve e paidentifikuar, e moshuara ndërron jetë në spital! Telefonata urgjente e së bijës në ’Pa Gjurmë’ identifikon pacienten: ’Është nëna ime Drane Alushi’
24 Janar, 18:15
Shko ke baba moj baxhelle moj shkine e keqe te ka ba kryet
PërgjigjuNuk mund te them kush ka te drejte,apo kush ka marre vendime te drejta,apo te gabuara,por nje keshille per babain:Vajza jote morri nje vendim,beri nje zgjedhje.Koha dhe vete ajo do t'a tregojne nese ishin te mira ose jo,edhe pasojat c'faredo qe te jene do t'i kaloje vete.Per momentin,ajo duket e qete dhe e lumtur,dhe ju nuk mund te nderhyni brutalisht dhe t'ia prishni jeten,duke shinjestruar burrin,apo te dashurin e saj.Ju thoni, qe ai person << nuk ka per t'ju shpetuar pa e gjetur>>.Ja e gjetet,cfare do t'i beni? Do ta rrihni,do ta vrisni ?Mos beni nje budallallek te madh,sepse do ta paguani rende,se sa per te thene qe do pendoheni,nuk e them,se nuk keni ate nivel qe te njihni pendesen.
Përgjigju