Gjendet vajza, përballet live me tezen pas 9 muajsh: Më bëtë presion ndaj u largova! 'Pa Gjurmë' e lidh me babanë nga Kolumbia

Historia e 27-vjeçares që u denoncua e humbur vijoi edhe këtë të martë në emisionin 'Pa Gjurmë'. Pasi theu heshtjen 9 muaj, pasi kishte humbur kontaktet me familjarët, Rexhina dërgoi në redaksinë e emisionit 'Pa Gjurmë', një ditë më parë një mesazh, ku shkruante se ishte zgjedhja e saj largimi nga shtëpia, duke i kërkuar tezes dhe nënës ta linin të qetë. Pas këtij mesazhi ajo vihet në kontakt me stafin e emisionit  'Pa Gjurmë' , ndërsa mbërrin në ambientet e Report TV.

Me kërkesë të sajën, ajo u paraqit fizikisht, duke dashur të përballet live me tezen nga Italia. Në këtë rrëfim Rexhina zbulon arsyet, pse vendosi të largohej, duke shprehur dëshpërimin që ka ndjerë, kur nëna dhe tezja i kanë bërë vazhdimisht presion ta lë shtëpinë. Rexhina  jetonte që prej vitit 2012 në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë në shtëpinë e gjyshes dhe tezes së saj. Bashkë me të vëllanë janë rritur në fshatin SOS, pas divorcit të prindërve vite më parë. Në fillim emisioni u lidh me tezen e saj nga Itali Graciela, kjo e fundit pa e ditur se mbesa kishte mbërritur ne ambientet e Report TV.

"Kanë urrejtje ndaj njëra-tjetrës, nënë e bij. Fola me motrën një natë më parë. Dhe ajo më tha që Rexhina e urren. Motra është munduar ta marrë në Napoli. Rexhina i rrinte ftohtë nënës së saj. Babai dy herë i ka parë në jetën e tyre. Motra thotë, që i ati i braktisi fëmijët. Për ata fëmijë më shumë kemi bërë ne. Jam e gatshme ta mbaj unë. Të vij të rri tek unë", tha tezja

Menjëherë në studio hyn Rexhina, e cila përmbys çdo fjalë të thënë nga tezja. Ajo mohon kërkesën, madje duke e akuzuar, se për nga presioni i bërë ndër vite, 27-vjeçarja kishte marrë vendimin për të humbur gjurmët.

Tezja: Ku je o shpirt, o drita tezes. Zemra ime. Nuk të shoh mirë. Je dobësuar. Çfarë të ka ndodhur?

Rexhina: Nuk është facebooku i rremë, është i imi. Presionet nga tezja dhe mami kanë qenë të vazhdueshme. Nëna më tha: Harroje qe ke një nënë.

Tezja: Edhe ti më ke bërë presion!

Rexhina: Pse je kaq e shqetësuar për mua, kur ti më ke bërë presion që unë të iki nga shtëpia. Pse më nxore në televizior ? Thuaj edhe mamit të dalë këtu në televizior  t'ia them edhe asaj para syve. E bën dot?

Tezja: Unë të dua Rexhina. Kam bërë për ju shumë. Të kam blerë gjithçka

Rexhina: Është dashuri kjo që të blen dhe ta përmend ?

Tezja: Shyqyr që je gjallë. Kaq dua unë. Me mamin sqaroi vetë gjërat.

Rexhina: Kur erdhët me mamin në Shqipëri shkuat në gjendje civile, për të më hequr emrin, që kur të shisnit shtëpinë unë të mos kisha pjesë. Më lini rehat. Nuk dua më sherre dhe asgjë.

Tezja: Nga tezja s'ju ka munguar asgjë. Ngrohtësinë kërkoja nënës

Rexhina: Po presionet pse mi ke bërë ? Unë jam rritur në fshatin SOS.

Tezja: S'ke turp, të kam rritur deri në moshën 3-vjeçare. Jam shumë e mërzitur. Nuk më ndahet shpirti nga vajza. Ajo të vij të jetojë bashkë me motrën.

Rexhina: Prandaj nëna më mori kartën për të më vjedhur lekët e rrogës në bankë ?

Tezja: Unë si teze e bëra timen. Ti qofsh mirë

Rexhina: Nuk më pëlqen të jetoj me motrën dhe nënën. Kam shkuar disa herë. Nuk e kam parë të përshtatshme. Dua të jem e qetë se kam marr shumë presione. Nuk kam urretje ndaj nënës, por dua të më lë të qetë. Unë nuk jam e çmendur.Ta vërtetoj tezja, kur thotë se unë jam e sëmurë dhe se kam probleme.

Tezja: Por kur ja thashë moj. Ti thuash për të shkuar tek psikologu, s'do të thotë se është e çmendur.

Rexhina: Ma mori kartën e bankomatit, por nuk kishte kodin. Me nënën kisha debat. Ajo erdhi herën e fundit dhe më pas u kthye në Itali me motrën e vogël. Ajo më çoi edhe në polici. Ishte situatë e vështirë për mua, që mami dhe tezja të më bënin presion. Qëllimi i tyre ishte që unë të ikja nga shtëpia. Dhe kur ika unë më kërkojnë me lot krokodili. Ju lutem të dyjave të më lenë të qetë. Kjo që bën tezja ime është falso. Nëse unë do ikja nga shtëpia, ku do jetoja ? Të ikja rrugëve ? Unë duhet të qetësohem me veten time nga e gjitha kjo situatë dhe më duhet të qartësohem.

'Pa Gjurmë' gjatë minutave në vijim kishte rezervuar një surprizë për 27-vjeçaren. Pas përballjes me tezen dhe sqarimit mbi arsyet, se përse vendosi të largohej për 9 muaj me radhë nga shtëpia, Rexhina Behaj flet edhe me të atin nga Kolumbia, 3 vite pasi kishte humbur çdo kontakt me të. Prindërit e saj u ndanë që kur ajo ishte ende 1 vjeçe. E ëma emigroi në Itali, ndërsa i ati u largua drejt Francës e më pas në Kolumbi.

Rexhina: Kam shumë vite që as me babain nuk flas. Nuk e di nëse kjo është telefonata e fundit me tezen, por duhet të qetësohem. Për babain e di që jeton shumë larg por komunikimet nuk i kam pasur të shpeshta.

Nuk kam asnjë informacion për babain. Vetëm kam dëgjuar fjalë.

Babai, Gëzim Behaj: Ajo vajzë quhet Rexhina dhe atë emër ia kam vënë unë. Është një mbretëreshë për mua. Ajo ka vuajtur shumë. Ajo është gocë punëtore. Ka punuar shumë. Para se unë të largohesha në Kolumbi, i thashë Rexhinës të më priste mëngët e këmishave dhe ajo i rregulloi të gjitha. Më ka marrë malli shumë për vajzën, kam tre vite që i kam humbur kontaktet.

Rexhina: A do vish në Shqipëri?

Babai, Gëzim Behaj: Jam lodhur në Shqipëri. Kam vuajtur shumë. Kam bërë edhe 6 vite burg. Nuk dua të kthehem më. Një qen me emrin Leo, që e kam atje do ia kërkoj mbesës të ma sjell ?

Rexhina: Po mua kur do më takosh?

Babai, Gëzim Behaj: Ty do të pres një biletë të vish. Të kam borxh edhe një udhëtim në Francë.

Rexhina: Nga babai nuk kemi pasur asnjë lloj rreziku, dhe asnjë lloj presioni. Me të dhe unë dhe vëllai kemi qenë shumë mirë. Nuk jam e sigurt për tezen dhe mamin. Ia fal të gjitha dëmet që më kanë bërë dhe sidomos tani, që më kanë bërë presion dhe më kërkojnë. Duhet të mendohem. Edhe ata të fshatit SOS e kanë marr vesh që nëna dhe mami donin të ikja nga shtëpia.

Tezja: Deri dje e kam mbajtur në shtëpi Rexhinën ajo vendosi të ikte. Atëherë po e shes shtëpinë dhe po ble një shtëpi në Sardenja.

Në fund të emisionit, Rexhina nuk pranoi të shkëmbente numrin me tezen, që e kërkoi, por pranoi të kishte kontakte me babain në Kolumbi, pas 3 viteve kur falë publikimit të kësaj historie në 'Pa Gjurmë' ata i rilidhin sërish. Tezja e Rexhina Behajt denoncoi humbjen e mbesës të premten e kaluar. 5 ditë pasi kërkohej në Pa Gjurmë Rexhina kërkoi vetë të vinte në emision duke zbardhur të gjithë detajet dhe duke sqaruar arsyet e largimit nga shtëpia që nga tetori i vitit të kaluar .

VIDEO/Emisioni i plotë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet