PEQIN - Një sasi e vogël kanabisi është sekuestruar në ambientet e burgut ntë Peqin. Rreth 140 gr lëndë narkotike janë sekuestruar në qelitë e këtij burgu. Burime për Shqiptarja.com thanë se person i dyshuar për futjen e drogës brenda në burg është futur nga një punonjës i shërbimit sanitar, i cili është marrë në pyetje.
Rasti është raportuar në Shërbimin e Kontrollit të Burgjeve SHKB, e cila ka nisur hetimet.

Komente

