Huta e llojit (buteo buteo) e familjes së shqiponjës që ngordhi pasi ishte varur në një gardh në fshatin Bual të Përmetit, është shpend i rrallë dhe i mbrojtur me ligj që prej vitit 2006 në Shqipëri. Ajo hyn në speciet e rrezikuara kryesisht nga gjuetia, pasi është i lehtë për t’u kapur.
“Ndonëse mund ta ngatërrojmë me Shqiponjën, ajo është Hutë, dhe mund ta shohim shpesh nëpër fusha të ndryshme duke flutuar në lartësi të ulët duke kontrolluar për minj të fushës të ndryshëm. Është lehtësisht e kapshme nga njeriu, mund të jetë kapur me çark ose nga duart e njeriut dhe pastaj i janë thyer këmbët. Ka pasur një ulje dhe duhet mbrojtur, është një lloj që duhet mbrojtur sepse kjo popullatë mund të shkojë dhe në ulje”.- Xhemal Xherri, aktivist PPNEA.
Për keqtrajtimin e kafshëve shtëpiake ligji parashikon gjobë deri në gjashtë muaj heqje lirie, ndërsa për speciet në mbrojtje si pjesë e florës dhe faunës së egër, ligji është më i ashpër.
“Kur bëhet fjalë që janë lloje të mbrojtura me ligj, siç është edhe rasti i Hutës me status vulnerabël, kemi të bëjmë me raste dënimi jo vetëm me gjobë, por edhe me dënim nga 3 deri në 7 vite burgim”.- u shpreh Xhemal Xherri, aktivist i PPNEA.
Pak orë pas publikimit të ngjarjes, Policia e Përmetit arrestoi autorin 42-vjeçar, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dy sorkadhe, për të cilat ai pretendoi se i kishte vrarë me armë gjahu, ndërsa për rastin e Hutës së egër, e cila u bë edhe publike, ai nuk ka dhënë shpjegime.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpendët e ngordhur ‘pushtuan’ kanalin vaditës, Bashkia nis pastrimin
16 Shkurt 2022, 12:14
-
Kojliku qeros, shpendi i rrallë shfaqet në Shqipëri pas 400 vitesh (VIDEO)
22 Nëntor 2021, 22:40
-
FNSH e Shqiponja 'blindojnë' Fierin e Vlorë, kontrolle 'blic' në qytet (VIDEO)
15 Nëntor 2021, 19:46
-
Në kërkim të shpendëve të rrallë në liqenin e Shkodrës! Fotografët nga e gjithë Europa mbërrijnë në Shqipëri: Në Gjermani s'ke ç'të shohësh
3 Korrik 2021, 21:55
-
E qëlluan me çifte për ta balsamosur, shërohet mjelma, lihet e lirë në Liqenin e Pogradecit
11 Mars 2021, 14:34
-
Plagos me çifte mjelmën në Liqenin e Pogradecit, autori kërkonte që ta balsamoste (VIDEO)
6 Mars 2021, 12:25
-
Zv.drejtori i Policisë, Dervishi: Reparti 'Shqiponja' nën hetim administrativ për vrasjen e Klodjanit dhe jo vetëm, masa deri në përjashtim nga policia! Protestat s'kishin lidhje me ngjarjen (VIDEO)
23 Dhjetor 2020, 21:51
-
'The Independent': Restoranti në Drilon gatuan mish ariu, në Shqipëri shiten online shqiponja, bufa e ujqër! Pronari për Report Tv: S'bën vaki,nuk është e vërtetë
17 Qershor 2020, 09:38
-
Nis puna për nënkalimin te 'Shqiponja', Veliaj: Sot duhet ta kishim inauguruar, mbaron për një vit! Kur të rihapet qarkullimi, kemi plan B
25 Prill 2020, 14:41
-
Heronjtë nuk kanë brirë, janë mes nesh, duhen bërë shembull
10 Prill 2020, 16:32
-
Situatë e përsëritur tek 'Shqiponja', trafik i rënduar automjetesh në hyrje të Tiranës
6 Prill 2020, 13:18
-
Aksion blic në Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër! RENEA, FNSH dhe Shqiponjat 'rrethojnë' vendin, kontrolle dhe në lokale, 120 persona të shoqëruar
20 Shkurt 2020, 22:46
Ketu ku jetoj une kemi fajkoj,por mund te jene dhe huta,s.d.q fajkoj i quajne.Edhe pse jetojme ne qytet,keta lloj zogjsh jane te perhapur,gjuajne minj,zogj dhe ketra e ndonje kafshe te vogel.Por njerezit ketu kane me respekt per kafshet se shqipot, te cilet qe te vegjel edukohen me mosrespektimin e jetes,natyres e gjallesave.Ku tjeter vecse ne Shqiperi femijet kane patur si loje te preferuar gjuajtjen me llastiqe te zogjve,ku tjere vecse ne Shqiperi,fshataret ngarkonin gomeret dikur kaq rendshem sa te vinte te qaje kur i shikoje dhe u hipnin dhe vete persiper,ku tjeter vecse ne Shqiperi,pergjegjesia per ambientin e shoqerine nuk kalon pertej deres se apartamentit,apo te gardhit dhe me tutje plerat mund t'i hedhesh ku te duash se nuk prish pune,nuk eshte shtepia,apo oborri jot,por i te tjereve,i botes.3-7 vjet eshte shum pak,20 vjet do te ishte me mire e gjobe 10-50.000 $ qe te mos u shkoje mendja me per cifte.Po keshtu dhe ata qe jane caktuar te ndjekin zbatimin ne natyre te aktit te gjuetise per mbrojtjen e faunes te eger,por qe dredhin zinxhirin gjithe diten e mbyllin nje sy per keta kriminele,duhen denuar po aq ashper per shperdorim detyre e shkelje.
Përgjigju