Gjendet e vdekur në makinë vajza shqiptare në Australi, dyshohet se u vra nga babai se doli natën me shoqet

Gjendet e vdekur në makinë vajza shqiptare në Australi, dyshohet se u vra nga babai se doli natën me shoqet

AUSTRALI-Një 20-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë me thikë në makinë, pak metra larg shtëpisë dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e saj është babai, Petrit Lekaj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet  fjalë për Sabrina Lekaj, studente të mjekësisë dhe një pianiste shumë e talentuar. Mësohet se ajo është gjetur e vdekur në makinën Mercedes-Benz, e vetme me babanë e saj, Petrit Lekaj. Ai ishte i plagosur në stomak pasi ka tentuar të vetëvritet dhe policia australiane shprehet se është i dyshuari i vetëm për vrasjen e të bijës, por do të merret në pyetje për të marrë më shumë detaje pasi ai të jetë në një gjendje shëndetësore më të mirë.

Vetëm pak orë para se të ndodhte ngjarja, Sabrina kishte dalë në klub së bashku me shoqen e saj Kat Valstar. Kjo e fundit rrëfen fjalët e fundit që i ka thënë 20-vjeçarja para se të vdiste.

"Fjalët e saj të fundit ishin "Të dua dhe do të dërgoj mesazh"...Vetëm ka dëgjova prej saj", u shpreh Valstar. Ajo ishte një vajzë shumë punëtore, por referuar deklaratave të shoqeve të saj, pëlqente shumë jetën e natës, që mendohet se ka qenë edhe motivi i vrasjes nga babai. Sabrina po përgatiste festën për ditëlindjen e saj të 21-të.

Shoqet e përshkruajnë Sabrinën si një vajzë shembullore, shumë e talentuar, që ka mbaruar studimet me një mesatare 99.35.

"Nuk mund ta besoj që po shkruaj këtë. E bukura ime Sabrina. Një pianiste jashtëzakonisht e talentuar dhe mbretëresha e humorit të zi. Të dua. Gjithmonë në zemrat tonë", shkruan mikesha e saj, Jana Fandi në Instagram.

"U prefsh në paqe Sab. Nuk do t'i harrojë kurrë orët e lëndës së psikologjisë dhe biologjisë. Do të na mungosh",shkruan shoqja e klasës Emma Rowe.

Sabrina Lekaj

Sabrina me babanë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 25/07/2019 09:48

    Ekstremisht tronditese. Nuk gjej dot me fjale.

    Përgjigju
    • Aris: 26/07/2019 19:26

      Shteti duhet te denoj ne menyren me denimin maksimal kete ordiner.

  • Babi: 24/07/2019 23:07

    Bravo babi, e kishe "qef" vete ? Ytttt rrac qensh, ju shoft i Madhi Faren...

    Përgjigju
    • Trnakopi: 25/07/2019 02:22

      Sakte - ska tjeter.

  • Tirana: 24/07/2019 22:11

    Ky ashte emigracjoni edhe kultura e huj.

    Përgjigju
    • Iliria e bashkuar: 25/07/2019 14:16

      Jo kjo eshte injorance ku ska dije dhe respekt per asgje.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen