Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur në Liqenin e Ohrit të shtunën e kaluar. Viktima është Muftar Bardho 24 vjeç nga Përrenjasi. Sipas verifikimeve të ekspertëve trupi nuk kishte shenja dhune çka nënkupton se mbytja e tij ka qenë vetëvrasje. 

Kjo përforcohet edhe nga deklarata e familjarëve që pranojnë se 24-vjeçari kohët e fundit ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.