Mister në burgun e Peqinit, vdes Andon Mëhillaj, i dënuar me burgim të përjetshëm si kreu i bandës së tritolit në Vlorë

PEQIN- Andon Mëhillaj i dënuar me burgim të përjetshëm, ka ndërruar jetë. Ai vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Peqin, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka pësuar një atak kardiak. Ndërkohë teksa transportohej drejt spitalit të burgut të Tiranës ka gjetur vdekjen. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Andon Mëhillaj, 45 vjeç, vuante dënimin i vetëm në një qeli të sigurisë së lartë për shkak të dënimit me burgim të përjetshëm. Dyshohet se ka qenë një nga gardianët e burgut të Peqinit që e ka gjetur fillimisht brenda qelisë pa ndenja Andon Mëhillajn më pas ai ka humbur jetën në tentativë për tu transportuar drejt spitalit të burgut në kryeqytet.

Andon Mëhillaj, njeriu që akuzohet se gjente klientët për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, u vetëdorëzua në shkurt të 2014, i shoqëruar nga një miku i tij, ndërsa për të Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi burgim përjetë. Ai u cilësua si kreu i bandës së tritolit në Vlorës, pasi personat që kishin konflikte me ta, i ekzekutonin përmes vendosjes se tritolit në makina, biznese apo banesa. Mëhillaj akuzohet edhe si personi që porosiste që gjente klientë për 'killerin' me pagesë, Julian Sinanaj.

Andon Mëhillaj së bashku me Genis Mehillaj u shpallën në kërkim në janar të 2014 pas rrëfimit të Julian Sinanajt i cili tha se ishin pikërisht ata që gjenin klientët që kërkonin të bënin vrasje. Ndërkohë që kushërinjtë Mehillaj akuzohen direkt se kanë porositur edhe vrasjen e fqinjit të tyre Sokol Veizi.

Grupi i Andon Mëhillajt  u akuzua për një sërë krimesh, vrasje, plagosje, vënie tritoli e shkatërrim prone, ndërsa ekzekutori i çdo krimi, Julian Sinanaj mundi ti shpëtoj burgut përjetë vetëm pasi bashkëpunoi me drejtësinë duke u dënuar me 30 vite burg.  Ky grup u dënua edhe për tentativën për ekzekutim të ish prefektit të Vlorës Besnik Dervishi dhe biznesmenit të hidrokarbureve P.B.

Sipas Prokurorisë hetimi ndaj tyre ka nisur në Janar të vitit 2014, pas disa atentatesh me armë zjarri dhe lëndë plasëse që ndodhën ose mbetën në tentativë në Vlorë dhe Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Vdekje e Andon Mëhillajt, flet avokati: Pati tentuar të vrasë veten, përdorte gjithmonë një 'trastë' me ilaçe (VIDEO)

Avokati i Andon Mëhillajt, Edmond Dema ka bërë një reagim për mediat pas ndarjes nga jeta të klientit të tij. Sipas avokatit, ata janë njoftuar se shkaku i vdekjes së klientit të tij ishte bërë një arrest kardiak.

Ndër të tjera avokati Edmond Dema është shprehur se prej kohësh Andon Mëhillaj ishte i sëmurë dhe gjithmonë përdorte ilaçe anti-depresive. Ndërkohë ai ka shtuar se klienti i tij ka tentuar të vras edhe veten duke prerë damarët por që arriti të shpëtonte.

Për sa i përket rekursit për dënimin e dhënë nga Krimet e Rënda, avokati Edmond Dema është shprehur se klienti i tij nuk i ka pranuar kurrë akuzat që rëndonin mbi të.

"Ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Deri më tani thuhet për atak Kardiak. E kemi pasur gjyqin në mes se kemi qenë me rekurs në gjykatën e lartë. Gjatë gjithë kohës ka pretenduar për pafajësi. Në këto kushte edhe për hatër të fëmijëve, gjithmonë shpresonte. Kishte shpresa, shqetësimi i tij ky ishte. Para rreth dy muajsh kam folur me telefon. Kam folur edhe me familjarët. Se prisnim ngritjen e Gjykatës së Lartë. Ai ka pas një trastë me ilace, anti-depresantë. Ka patur tentativë për vetëvrasje, preu damarët. Ishte njeri i dobët konkretisht, por akuzat si ka pranuar asnjëherë. Ai thoshte pse më kanë quajtur 'kapo' i grupit. Por financat e tij  lenin për të dëshiruar. Po ankthi i tij ishte i shtuar. Me vdekjen e tij besoj se i mbylli të gjitha. Gjykimi i tij u bë me dyer të mbyllura. Ai që e implikonte ishte Julian Sinanaj ku edhe ky i ka mohuar shumë akuza. Prandaj ne edhe bëmë rekursin." tha avokati. 

Ora 11:08
Vdekja misterioze e anëtarit të bandës së Vlorës, deputeti: Polici shkoi për ta zgjuar... (VIDEO)

Deputeti opozitar Lefter Maliqi ka reaguar në Kuvend për vdekjen e Andon Mëhillajt i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit. Ai tha se sipas informacioneve të tij, është gjetur pa ndenja kur polici shkoi në mëngjes për ta zgjuar.

"Vajti polici në mëngjes për ta zgjuar, por e gjeti pa ndjenja dhe e çoi në spital të vdekur për shkak se administrata është kthyer në KÇK, nuk ka infermierë dhe mjekë. Peshku është qelbur nga koka, plagët janë shpërndarë në të gjithë trupin" tha ai.

Ora 10:25
Vdekja e Andon Mëhillajt, familjarët: E vrau shteti, e mbajtën të izoluar edhe pse vuante nga zemra

1580718492_andonmehillaj.jpg
Andon Mëhillaj 44 vjecari nga Vlora i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë rreth orës 16 të ditës së djeshme rrugës për në spitalin e burgut të Tiranës, pas një arresti kardiak.

Burime për Report Tv bëjën me dije se  familjarët e Andon Mëhillajt bëjnë fajtorë shtetin pasi sipas tyre e kanë mbajtur të izoluar pa ndihmë mjekësore edhe pse ai vuante nga zemra.

"Vuante nga zemra që në momentin që hyri në burg. Shteti e ka lënë të izoluar. Ka ndërruar jetë për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore." janë shprehur familjarët.

Deri më tani dyshohet se shkak i vdekjes së tij është bërë pikërisht një komplikacion me zemrën ndërsa pritet që të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar përfundimisht shkaqet e vdekjes.

Në banesën e Andon Mëhillajt në Vlorë është vetëm e shoqja e tij së bashku me fëmijët dhe vjehrrën, ndërsa prindërit e Andon Mëhillajt ndodhen në Itali ndërsa ende nuk e kanë marrë vesh lajmin për vdekjen e të birit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klodi: 03/02/2020 17:24

    Ky ishte djale trim vriste me doren e tjetrit dhe fryhej neper Vlore

    Përgjigju
    • Vlonjat: 04/02/2020 00:48

      Po te ishe vlonjat do ta dije qe ai sfryhej ne vlore por je nje cop maloku qe sdi ca flet si gjith maloket e tjer koksanguin

  • Vlonjati: 03/02/2020 14:32

    Vlonjat lind nuk behesh. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
    • Albo: 22/09/2023 09:33

      Shiko hallet e tua shoku

    • Gjorm: 04/02/2020 03:46

      Ik more injorante efgjite

  • Vicidoli: 03/02/2020 13:40

    Rrnofte Birisha me kesi ushtaresh

    Përgjigju
  • WTF: 03/02/2020 12:00

    Une nuk e kuptoj pse ushqeni teori konspirative dhe nuk merreni me informacionin zyrtar? Ne fund te fundit iku nje kriminel qe ka shkaterruar jete njerezish dhe qe mbahej ne burg me taksat e qytetareve te ndershem! Nje hale me pak dhe me shume para ne arken e shtetit, kaq.

    Përgjigju
  • MALIQI PROFESOR: 03/02/2020 11:57

    O çfar tmerri lefter kapterri na u bo gjeneral e tani ai do na udhëheqi drejt mirsis ylli i madh i drejtësis kaper reshter lefter maliqi nga Otllaku lefteri sapllak del e flet në foltore kapteri nevojtore.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 03/02/2020 11:35

    Ku esht fshehur ai bark derri drejtori burgjeve qe thot kam cdo gje nen kontroll te japi dorheqjen urgjent

    Përgjigju
    • @L'oran shehut: 03/02/2020 12:21

      Po pse do japi dorëheqjen o plehrë apo pse vdiq një njeri që nuk mendonte se kujt dhe ku do plaste tritoli pa pyetur se mund te vriteshin të pafajshëm. Herë tjetër uroj në kokë tënde e jo të familjarëve të tu që sdin se cfar Mut krijese kanë sjellë në jetë.

  • YTGF: 03/02/2020 10:23

    Ka luajtur me jete, ka kujtuar se se gjen gje. Ndoshta edhe e kane vrare se ka nisur te tregoje porositesit e vertete. Gjithsesi, adios pleh. Pa pasuri, pa liri e familjen ne gjak.

    Përgjigju
  • Vlonjat: 03/02/2020 10:09

    Vajte në P robve o trim...

    Përgjigju
    • Labi: 03/02/2020 11:56

      Pse re, ça pate ti?

    • Çol: 03/02/2020 11:00

      Të rrjep të gjalle

  • Fundi: 03/02/2020 10:08

    Fundi botes, vetem kjo skishte ndodhur sado qe jane munduar neper burgje te ndryshme per persona te ndryshem!!! Ska me cudi tashi je kte vend, Bejne ca te duan me ne....

    Përgjigju
  • Ardi Veliut: 03/02/2020 09:58

    Drejtor te bënë të fala Marion Mitro...mos thuaj që nuk e njeh, di që keni qenë bashkë në biznes në Vlorë, Mos dil e të gënjesh me anti KCK, ti je i pari për KCK me pasurit e tuan të regjistruara në emër të të tjerëve.

    Përgjigju
  • Tomi: 03/02/2020 09:56

    Zoti asht i madh ketu lahen te gjitha ! Sa ta mbajm me buk gjith jeten me lekt tona

    Përgjigju
  • Kuç: 03/02/2020 09:37

    Vlore e mjera Vlore

    Përgjigju
    • Gjorm: 04/02/2020 03:51

      Hahahahahaha legene efgjite

    • Joni: 03/02/2020 20:00

      Kush shan vloren robt e shpis ku ti keni ..

    • Vlore: 03/02/2020 13:13

      Ik ore fshatare

    • Qishbardh: 03/02/2020 12:01

      Akoma gjall ky Ferdi. Sa krijes vari k.... qe je! Je krye i paafte dhe lepur.

    • Fredi: 03/02/2020 11:11

      HHahahah o kuço o maço pse e mjera Vlon? Vlona i t gjitha ka shkenctaret vlonjat qe e majn ndriçume hahahahaha mush me shkenctar

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet