Gjendet i pajetë pas 8 muajve i zhdukur/ Vëllai i viktimës në ’Pa Gjurmë’: Autorët i kemi brenda familjes (VIDEO)

Trupi i pajetë i 31-vjecari nga Bulqiza, pas shumë kërkimeve u gjet 8 muaj më pas, në një tunel të braktisur në fshatin Zhuras të Shupensës nga banorë të zonës. Identifikimi u bë pasi pranë trupit u gjet edhe karta e identitetit. Por, rrethanat e vdekjes së Artur Lleshit që humbi kontaktet nga Maqedonia e Veriut mbeten ende një mister. Për të zbuluar të vërtetën afro 3 vite pas kësaj ngjarje të rëndë, rikthejmë këtë histori ku i ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, vëllai i të ndjerit, Lulzim Lleshi kërkon të zbardhet e vërteta e vdekjes së të vëllait. Ai ngre dyshimet se vëllai i tij është vrarë dhe se krimi ka ndodhur brenda familjes, duke akuzuar dy kushërinjtë, ish-bashkëshorten e Arturit si dhe ish-gruan e tij e cila sot bashkëjeton me një nga kushërinjtë. Ai kërkon të mësojë se kush janë autorët e vrasjes, ndërsa thotë se vendi ku u gjet trupi i pajetë nuk kishte lidhje me të ndjerin, i cili nuk kishte asnjë të njohur atje.
’Brenda për brenda familjes fshihet krimi. Pasi u gjet kufoma me ish-gruan e vëllait me Leonorën nuk kemi kontakte. Ajo kurrë nuk më ka telefunuar. Duhet të ishte me mua përkrah për të gjetur autorët. Vendi ku u gjet trupi i pajetë, vëllai im nuk kishte asnjë lidhje, as miq as të afër. Ai vend është 1 orë e gjysëm larg fshatit tonë. Vëllai im s’ka patur asnjë konflikt. Zonja e vëllait tim duhet të tregojë se dy cuna, kushërinj nga nëna kanë ardhur në shtëpi në mbrëmje dhe kanë pirë kafe me vëllanë tim. Të nesërmen në mëngjes në orën 7 i kanë thënë kunatës se donin të pinin kafe edhe me mua. Më thanë se Arturi kishte ikur në Maqedoninë e Veriut. Mua nuk më kishte thënë gjë, edhe pse e takova një ditë para se të ikte. Më 10 prill kur erdhën ata cunat, më tha kunata se ishte nisur. Në maj të vitit 2018 kemi patur një dasëm dhe ai më tha se do të vinte. Prita, por ai nuk erdhi. 10 ditë pasi Arturi ishte larguar, më 20 prill kunata më tha se i kishte kërkuar të ikte nga shtëpia dhe të shkonte tek prindërit e saj në Bulqizë, pa dijeninë e nënëns dhe timen’, sqaron Lulëzim Lleshi 
Vdekja e Arturit la një hendek të madh në marrëdhëniet familjare. I vëllai zbulon në emisionin ’Pa Gjurmë, si u braktis nga e shoqja, pasi mësuan lajmin e kobshëm dhe arsyen pse e drejton gishtin në implikimin edhe te saj në këtë ngjarje. 


Ishte vrasje pas shpine. Kushërinjtë e kanë vrarë. Ish-gruaja ime dhe ish-kunata duhet të japin llogari. Ish-gruaja ka marrë kushëririn tim për burrë, pasi më braktisi mua dhe fëmijët. Pse bashkëshortja iku kur vëllai im u gjet i vdekur ? Më vjen keq për nënën time. Një djalë i vdiq, nipërit u larguan përfundimisht


Stafi tentoi të lidhej live me ish-bashkëshorten e Arturit, Leonorën e cila refuzoi te fliste për ’Pa Gjurmë’. Në derën që gjeti të hapur cdo herë, ndërsa bënte apel për ndihmë. 
Moderatore Odeta Dume: Përshëndetje Leonora, jam Odeta Dume gazetare e Report TV. Besoj më mban mend ?
Ish-bashkëshortja, Leonora: Po
Moderatore Odeta Dume: Po na ndjek ?
Ish-bashkëshortja, Leonora: Jo
Moderatore Odeta Dume: Jam në studio me ish-kunatin tuaj Lulëzimin
Ish-bashkëshortja, Leonora: S’më intereson fare ai. Nuk më intereson fare se kush është aty në studio. E para mos i bini më numrit tim.


Artur Lleshi nga fshati Zogjaj i qytetit te Bulqizes, u nis drejt Maqedonisë së Veriut, ku punonte si coban ne Gostivar. 31-vjecari la pas tre femije dhe bashkeshorten ditën kur humbi gjurmët me 10 prill të vitit 2018. Rasti u bë publik për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë,  në tetor të po atij viti, ku të ftuar në studio bënë apel për ndihmë bashkëshortja Leonora, i vëllai i Arturit, por edhe djali që u përkot në mesazhin që i përcillte babait. Historia e 31-vjecarit u trajtua gjatë në emisionin ’Pa Gjurmë’, nga ku stafi përcolli mjaft informacione, madje deri tek dëshmia e pronarit maqedonas, për të cilin u dyshua se kishte gisht në zhdukjen e Arturit. Fati i keq e deshi që Arturi të ndërronte jetë në rrethana të mbetura ende sot të paqarta. Babai i tre fëmijëve kishte 3 vite që bënte vajtje-ardhje, ndërsa punonte në Gostivar. Kur pista e kërkimeve ishte përqëndruar jashtë territorit shqiptar, pikërisht në vendin aty ku ai humbi kontaktet me familjarët, krej papritur mbërrin lajmi se ai ishte gjetur i vdekur në vendlindjen e tij. 

VIDEO/Emisoni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!