KORCE - Dritan Jashari, shefi i personelit në burgun e Drenovës është gjetur i pajetë në banesnën e tij mëngjesin e sotëm. Kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të riut 33-vjeç dhe kanë njoftuar edhe policinë.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i vdekjes janë problemet shëndetësore, ndërsa është konkluduar deri më tani se vdekja është natyrale. Sipas familjarëve 33-vjeçari Jashari prej kohësh kishte probleme kardiake dhe me frymëmarrjen për shkak të mbipeshës.
Vdekja e tij konfirmohet dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku të kontaktuar nga A1Report deklarojnë se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën pasi ai ka ndërruar jetë në banesën e tij dhe aktualisht po kordinohet me institucionin për tu zhvilluar normalisht puna.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

(g.f/shqiptarja.com)