Ekzekutohet i riu në Vaun e Dejës! Viktima probleme me gjakmarrjen, por vrasja dyshohet për larje hesapesh! Gjendet makina e djegur me targa të vjedhura (VIDEO)

VAU I DEJËS- Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur me një atentat në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar është ekzekutuar me plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55 në fshatin Shkjezë, ku viktima është identifikuar si Gjin Ndoji (Boriçi).

Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip "BMË", të marrë me qira disa ditë më parë, e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi. Burimet i thanë Shqiptarja.com e i riu është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj persona dhe pista kryesore në të cilën po hetohet është pikërisht larje hesapesh për trafik narkotike.

27-vjeçari ka pasur edhe probleme me gjakmarrjen, por grupi hetimor e përjashton këtë si mundësi për shkak të dinamikës së atentatit. Kjo sepse pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në vrasjet e tjera për të humbur gjurmët. Mësohet se makina e djegur, tip "Benz" AA 346 LC  që dyshohet se u përket autorëve, figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip "Fiat Punto" në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici.

Policia e Shkodrës po vijon krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
U vra me plumb në kokë në Vaun e Dejës, viktima mik me Stresin: Ma këpute shpirtin kur mora lajmin

Viktima Gjin Ndoji dhe Stresi

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi kishte njohje me 27-vjeçarin që u gjet i varë mëngjesin e sotëm në Shkodër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi shpreh dhimbjen e madhe për vdekjen e të riut, i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë.

Gjin Boriçi, i cili njihej edhe me emrin Gjin Ndoji, rezulton si një person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe mendohet se vrasja e tij është larje e hesapeve.

Ora 17:45
Ja kush është viktima e Vaut të Dejës, u vra me një plumb në kokë

1596987860_Screenshot3.jpg

Viktima Gjin Ndoji

Report Tv siguron foton e Gjin Ndojit, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës me një plumb në kokë. Trupi i pajetë i tij u gjet pranë makinës me të cilën udhëtonte, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë vrarë për larje hesapesh.

Gjin Ndoji rezulton me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi.

1596987779_WhatsAppImage20200809at13.50.08.jpg

Viktima Gjin Ndoji
Ora 13:55
Atentati në Shkodër/ Makina e djegur me targa të vjedhura që më 20 qershor, i përkiste 'Fiat-it' të një vajze në Ishëm

Report Tv mëson detaje të reja nga ekzekutimi i Gjin Ndojit mëngjesin e kësaj të diele në Vaun e Dejës. Mësohet se makina që e djegur, tip "Benz" AA 346 LC  që dyshohet se u përket autorëve, figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip "Fiat Punto" në pronësi të A.K, e cila ka bërë kallëzim në polici.

Ora 10:26
Atentati në Vaun e Dejës/ Viktima probleme me gjakmarrjen, por vrasja dyshohet për larje hesapesh

1596961629_makina.JPG

Viktima Gjin Ndoj i ekzekutuar ditën e sotme mësohet se është precedent penal në krime ndaj personit! Hakmarrja është pista kryesore në të cilën po fokusohet hetimi, teksa mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja kallashnikovi. 27-vjeçari ka pasur edhe probleme gjakmarrje, i thonë burimet Shqiptarja.com, por nisur nga dinamika e ngjarjes, ku pas atentatit rreth 1 km një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve të krimit, kjo pistë përjashtohet.

Ora 09:58
Atentati me armë në Vaun e Dejës/ Gjendet e djegur 1 makinë, dyshohet se u përket autorëve

Rreth 1 km nga vendi i ngjarjes është gjetur e djegur një makine e cila dyshohet se është e autorëve që kanë ekzekutuar mëngjesin e sotme 27-vjeçarin Gjin Ndoji Boriçi.

Ora 09:02
Kush është i riu me dy identitete që u ekzekutua sot në Vaun e Dejës! Foto nga vendngjarja

Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua me armë zjarrin Gjin Ndoji. Siç mund ta shihni në këtë pamje, pranë trupit të pajetë të të riut është gjetur dhe automjeti me të cilin po udhëtonte. Në këtë zonë nuk ka kameria sigurie apo nuk është një rrugë shumë e populluar, çka mendohet se ka qenë një atentat i mirëmenduar. Gazetari Ergys Kavaja bën me dije se Gjin Ndoji kishte ndërruar mbiemrin. Ai rezulton me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njeni: 10/08/2020 10:45

    Zoti te forcofte o Joz djali boll e rande po jeta vazhdon gjynah djem te rritun jetima neper burgje me halle probleme djem qytetit ne qafe hardhi perash gjynah gjynah ma sdi qa me thane

    Përgjigju
    • Saku: 10/08/2020 12:14

      Kush esht Joz djali. Po keta djem cfare kan bo qe I kan vra.

  • Wee: 10/08/2020 10:36

    Trim asht aj qe ju con buken femijeve ne darke. Don gruan e vet, nanen edhe baben. Kta te tjeret jane uthull i forte qe thyen enen e vet

    Përgjigju
    • vjeshta: 10/08/2020 12:31

      Wee! S'mundem tjetër veçse me të dhanë të drejtë. Me 10 fjalë i ke thanë t'tana!

  • Luguqezme: 10/08/2020 10:17

    E ka vra Edi Memqaj ne bes te Blert Cafit

    Përgjigju
    • Blac Jack: 10/08/2020 21:49

      Nuk ka beth me e vra ne bes te Blert Cafit,jo ai emer qe permend ti po Edi Rama me ken.per kyt tjesh i sigurt se i shkon ne gji shpejt me e pas ba ate pun.

    • Ori: 10/08/2020 12:15

      Ca pune kan caft me kte.

  • kuriozi: 10/08/2020 10:03

    po ky gjini tani ca esht boric apo katolik ndoji ???? kan miqesi me tat licin kta??

    Përgjigju
  • Yyy: 10/08/2020 08:10

    Kot per muhabet, a ka naj shkodran bre burra te na tregoje me gjith keto vrasje a ka na nji ne burg?

    Përgjigju
  • loku: 10/08/2020 07:44

    Ska me te fort sot keta qe vriten jane barbona qe bojne si tfort me foto neper insta e facebuk e ju duket vetja si me kan shliruar shqipen

    Përgjigju
  • Dobraci: 09/08/2020 21:37

    Gabimi i tyne ishte qe nuk i vran nji nga nji ato legenat qe ju vran vellan po i lajn me u sjell neper shkoder , ndonji prej tyne mund ta ket ba heksin se jan te pa bes . Ju vran babat kot , u desht me i vra keto nji nga nji sa i lajn tu u sjell neper shkoder me makina te shtrejta . Po mos u merzitni se keni me ju ndi zanin ketij fisi

    Përgjigju
    • Per el chapon: 15/08/2020 20:39

      Kush asht lici apo harusha?

    • El chapo: 15/08/2020 19:13

      Njeni prej tyne ka fillu me perdor Audi A8 te blindum,masi esht vra ky djali e kam pa mram mas kalçetove te axhes tij ku kan edhe nje restorant dolen nga makina ishte vet i dyti te armatosun

    • Toz: 10/08/2020 12:17

      Kush ash Fredrik gjeka. CA pune kan ma kta

    • Bobi: 09/08/2020 22:49

      Po sbesoj te ket lidhje me ato we thu ti,ky duket qe esht vrare nga njerez qe i Besonte ose ndonje sqarim a sherr i castit nga menyra si esht vrare nuk ishte prite se do qellohej ne makin.Mund te jet vrare dhe nga Frederik Gjeka.

  • Santa Quaranta: 09/08/2020 21:06

    Nga pozicioni i BMW shihet qarte se i ndjeri ka dale nga rruga nacionale dhe ka parkuar per te pritur apo takuar ata qe do te ishin ekzekutoret e tij. Viktima ka qene jashte makines se tij per te biseduar sepse po te qe per t`u ikur ndjekesve ajo BMW fluturon dhe ata nuk do ta kapnin kurre ose do ta qellonin nga makina ne makine qe do te ulte probabilitetin e vrasjes se sigurt. Interesant eshte djegia e makines se autoreve dhe drejtimi qe ka marre nga Vau i Dejes, andej ku nuk ka kembe polici. Po te shohe policia kamerat e rruges Kryebushat-Mjede do dalloje edhe makinen tjeter qe ka marre autoret dhe i ka derguar ne..... Edhe diçka, Gjini ka qene 37 vjeç dhe jo 27! Kane qene familje e mire derisa ne vitin 1997 iu vra i ati Ndue Frroku ndjese paste qe kishte hyre per te ndare dy bashkefshatare qe po ziheshin. Me vrasjen e tij filloi edhe tragjedia e familjes. Gjon Gjeka i rrembeu vajzen te cilen desh ta trafikonte por njerezit e saj i dolen per zot dhe i thane o merre per grua o te vrame... dhe Gjoni u martua me te dhe pati nje djale qe nuk po sillet mire... Djemte e Ndue Frrokut, nder ta dy te vrare, u munduan te mbijetonin ne xhunglen e Shkoder-Kurves por nuk ja dolen sepse i hengren gjithnje pas shpine... Qofshin me jete ata qe jane gjalle!

    Përgjigju
    • Hoho: 09/08/2020 21:43

      Si gjithmone, nuk te bjen fjale ne toke, fiks.

    • Likja: 09/08/2020 21:13

      Ja, ky eshte koment. Informues dhe pa pike gabini drejtshkrimor. I rralle ne mesin e komenteve.

  • Fis trimash: 09/08/2020 20:39

    Kur i kan vra te jatin keto ishin shum te vegjel edhe acha i tij ja mori gjakun pa u ba 24 ore mren ne shpi i ka vra dy vet . Jan shpi pushket djem Ma trima si ban nana po pabesia asht e keqe . Kur ja vran vellan fredin do zagar moren hak ne tan ato qe kishin ken aty 4 veta vran , me ne kry hys memcen qe del djali tij hapet bethesh ne shkoder

    Përgjigju
    • Je gabim: 09/08/2020 22:38

      Nuk kan vra 4 veta por 2 edge djali Hys QE Thu ti metaman asht legen e djal pordhac por I ka nja 3 milion euro pasuni ndoshta edhe ma, e leku qon ujin hava

    • O vag: 09/08/2020 22:26

      Baben ja kan vra kur ishin te vegjej e axha i tyne e mori gjakun mrena 24 oreve i vravi mren ne shpi . Kurse vellai asht histori tjeter ja vran do legena e ketu ju vran babat e tyne se ato u mshehen si minjt vite me radh

    • Vag: 09/08/2020 21:41

      Po pse dhe vllain dhe baben ja kan vra ktij. Ate here po ata qe I paska vra familjen e paskan vra kte te shkretin. Gjynah

  • Kirasi: 09/08/2020 20:34

    Ma djal trim ska pas shkodra . Djal trim e fis trimash . E kan nxjerr ne prit i ka njoft autort se ka dal vet prej makins me fol me to

    Përgjigju
    • Trimi rrin urte: 10/08/2020 06:30

      >>Djal trim e fis trimash. 3 vete ne varr e noshta ala skane marua pune.

    • Per o kirasin: 09/08/2020 22:24

      Je i vogel shok se keto i kan ba 5 vrasje si fis . Nuk e kan rru per ken ne Shkodër ja kan ul hunden gjon gjeks kur ishte ne kulmin e tij

    • O kirasi: 09/08/2020 21:58

      Po su ka nigju naj her ne shkoder ky. As fisi I tij qe qenkan kaq trima.mrena shkoder Jan tjer qe Jan Trima e komandojne

  • Kole Idromeno: 09/08/2020 17:56

    E njejta dore qe vrau fred ndojin nush gjerken gjon gjeken dhe Gjinin esht.

    Përgjigju
    • Per kolen: 09/08/2020 22:00

      Ca plehna nuk kan vra kta. Po pse dhe vllain ja kan vra ktij. Po kto ca kan vra.

    • Per Kolen: 09/08/2020 20:14

      Keta gabuan qe nuk vrane 3 plehrat qe ju vrane vellain por babat e tyre

    • Ejj: 09/08/2020 19:41

      Pse i ka vra kjo dore te gjithe kto.kush mund te jete kjo dore

    • I.i: 09/08/2020 19:28

      Kush eshte kjo dore?

    • genti: 09/08/2020 19:04

      gjon gjeke e ka vra ismet ramadani shoku vet! dhe gjoni dhe ismeti kan qene shok te vjeter burgjesh me nehat kullen feriz kernajen, gjergj bardhajn e shume te tjere te forte te 90!

    • pyetsi: 09/08/2020 18:30

      ca e kishte gjon gjeken ky??

    • Asterix: 09/08/2020 18:28

      Kush e vrau gjon gjeken?

  • Popull: 09/08/2020 17:42

    Pavarsisht shkakut 27 vjec I vdekur ne kulmin e rinise I vrare Me arme luftarake NUK KEMI DEGJUAR NGA QEVERIA DHE SIDOMOS Z LLESHAJ TE PLANIFIKOJE NJE AKSION KOMBETARE TE GRUMBULLIMIT TE ARMEVE SHTETI DUHET TE PERDORE POLITIKA BINDESE TI BLEJE KETO ARME QE QARKULLOJNE NE POPULL NJE MILJON LEKE NJE ARME DHE SHIKOJENI CDO TE NDODHE POR KETU KEMI TE BEJME ME NJE SHTET TE PA PERGJEGJSHEM QE NUK DON ME DIT SE KUSH U VRA DHE KUSH ESHTE NE HASEM DHE KUSH DO TE VRITET TE NESERMEN SHKUNDUNI O POLITIKANE QE POPULLI JU KA DHENE “voten” Z RAMA DHE LESHAJ BENI DICKA PER KETE POPULL JAFTE VUTE DHJAM

    Përgjigju
  • Eee: 09/08/2020 17:10

    Sa keq... Djale ne lule te rinise... Te pameshirshem qenkan shqiptaret

    Përgjigju
  • Rusi: 09/08/2020 15:56

    Keta jan shpi pushket ,

    Përgjigju
    • Ajet: 09/08/2020 19:48

      Cfare dmth shpi pushke???? Do qesi pushk nga varri tani ky????? Zorr i madh me qit pushke e me perfundu si ky.

    • Ter: 09/08/2020 19:41

      Kush esht shpi pushke

  • Ani: 09/08/2020 15:15

    Po nuk asht 27 vjec gjini a ma I madh

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 09/08/2020 14:12

    Gjin ndoj esht kunati gjon gjekes Koht e funit ishte badigard i VIS MARTINIT

    Përgjigju
    • polici: 10/08/2020 11:27

      bodigardi i visit ky?u bo ky vis martini si skenderbeu mor jahu.ku ka vrasje do dali emri i tij qe ka njohuri me ke rri ose si kundershtar sikur ne Shqiperi me qene grupi i visit dhe grupi kundershtar nuk e di pse por duket se sikur te vrasin visin do mbarojne krimet ne vend

    • Bardh Lici: 09/08/2020 20:32

      Gjon Gjekes se Bardhajave? Duket se Vis Martinit pa ja pastrojne nje nga nje ushtaret

    • Poti: 09/08/2020 19:43

      Kush esht gjon gjeka.po me vis martinin cne ky se ky qenka ne va te dejes.nuk qenka ne tiran te vis martini

    • genti: 09/08/2020 19:02

      bardhanjor ka qene ky?

  • Shkodran prej Puke: 09/08/2020 12:14

    Kush guxon te marre koken e tjetrit nje dite do ta paguaje me koken e rij.

    Përgjigju
  • Ali: 09/08/2020 11:53

    Kjo ashte demokracija si nuk e ke jeten e sigurte.

    Përgjigju
    • Kim Jong Un: 09/08/2020 16:10

      O Ali se ka fajin demokracija per jeten e sigurt ne qoftese deshiron jet me te sigurt shko ne kore te veriut.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë