Shkodër - Shkodrës do t’i kthehet sahati, një nga simbolikat e qytetit e vendosur në një pallat 6 katësh, në një kullë të vogël por që prej vitesh nuk ishte funksionale. Ka qënë një inisiativë e Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka kërkuar që kjo vepër të rivihej në funksion ndërkohë që gjatë verifikimit është gjetur edhe mekanizmi i orës mbi 120 vjeçare. Ajo është gjetur në kullën e vogël ngritur enkas mbi pallatin 6 katësh në qendër të qytetit, ku ndodhet dhe sahati i Shkodrës
Mekanizmi ishte ruajtur nga familja shkodrane, Kurraj për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit.
Petrit Bilali, restaurator thotë se ka qenë kryetari I bashkisë, Benet Beci që ka kërkuar të restaurohej mekanizmi.
"Është një ndër objektet e ralla në Shqipëri. Shumë nga këto mekanizma janë zhdukur e mendohet se është një ndër më të vjetrit. Duhet të jetë një nga mekanizmat e orëve që kanë qenë në Shkodër, si sahat kulla e kalasë, sahati I qarkut apo një nga kampanjeleve të Shkodrës" thotë Bilali.
Përmes një postimi në facebook kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci tregon habinë kur e mësoi.
"Kurrë s'e mendova se do ta gjenim mekanizmin e vjetër të sahatit aty në kullën e vogël ngritur enkas mbi pallat, kur i kërkova një punonjësi të bashkisë të shkonte ta verifikonte. Mekanizmi mbi 120 vjeçar i sahatit ishte akoma aty, falë familjes Kurraj dhe zonjës Suzana që e kishin ruajtur në vite. M'u duk se zbuluam një thesar të qytetit, ndaj dua të shpreh edhe publikisht mirënjohjen time dhe në emër të Bashkisë Shkodër për qytetarinë e treguar nga kjo familje gjatë gjithë këtyre viteve'
Falë orëndreqësit Besnik Sahatçia, mirëmbajtësit Ermir Dibra dhe restauratorit Petrit Bilali u mësua historiku i këtij sahati dhe vlerat që ai mbart, por edhe të realizohej pastrimi e mirëmbajtjen e mekanizmit të tij.
"Qyteti i Shkodrës ka pasur shumë nga këto orë muri. Shumë më pyesin a po bëhet gjë për të rregulluar orën e murit. Do duhet pak kohë por rëndësi ka që të punojë me saktësi siç ka punuar më përpara. Në bashkëpunim me bashkinë them se do të dalë e bukur’ tregon orëndreqësi Besnik Sahatçia
Mekanizmi do të bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit, shkruan kryebashkiaku duke shtuar se po punohet për rindërtimin e plotë të Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend.
isuft duhet mi prish se ikajn ba ata pallate ne qender si dors 3 shteti duhet te vendos rregul tju hetoj edhe pasurit se me vrasje e pislleqe ikajn ber
PërgjigjuPo Isufve a do ja prishni ndertimet qe kane pa leje dhe zune frymen e ores apo mekanizmi ju ka ngec?
PërgjigjuAty mbi taracen e pallatit eshte thjesht nje monster komuniste.
PërgjigjuTa veme mbi ndonje varreze makinash qe te ngjaje si monster kapitalist? Sidoqofte, rendesi ka te kthehet ne vendndodhjen historike.