Tatuazhet kanë qenë të përhapura më shumë se 5000 vjet më parë, që nga egjiptianët e lashtë deri tek Inkasit.
Një njeri i ngrirë i gjetur i mumifikuar në akujt e Alpeve në vitin 1991 ka më shumë se 60 tatuazhe të ngjyrosura rreth 5.300 vjet më parë në lëkurë.
Trupi është ruajtur pothuajse në mënyrë të përsosur, në pjesën e madhe të lëkurës, por edhe rrobat e pajisjet e gjuetisë janë ende të paprekura.
Sipas "The Sun", mumja është ekzaminuar nga ekipe të shumta shkencëtarësh, kanë gjetur një grumbull me tatuazhe.
Për ta bërë bojën neolitike, ata kanë përdorur qymyrin dhe e kanë fërkuar në lëkurë për të formuar plagë të vogla të ngjashme me futjen e gjilpërave të akupunkturës që përdoret në bërjen e tatuazheve.
Gjuetari neolitik ishte 40 ose 50 vjeç kur vdiq dhe do të kishte ecur me dhjetëra milje para se të vdiste.