GREQI – Një trup i pajetë është gjetur në Korfuz në brigjet përballë qytetit të Sarandës. Viktima është shqiptari Erjon Lluka 35 vjeç nga Saranda, i cili prej dy ditësh rezultonte i zhdukur.

Viktima është identifikuar nga kunati i tij, ndërsa në varkën me të cilën lishte dalë të peshkonte, policia greke kishte gjetur një aparat celular me të cilin kishte njoftuar autoritetet shqiptare dhe familjen e 35-vjeçarit.

Mësohet se Lluka kishte dalë për të peshkuar me varkë më datë 9 Shkurt, por në rrethana të paqarta gjatë gjuetisë ka rënë në ujë dhe është mbytur. 

Raportohet se viktima ishte i martuar dhe kishtë një fëmijë 7 vjeç dhe nuk bënte punën e peshkatarit, por dilte rrallë për gjueti peshku.



(v.gj/shqiptarja.com)
Redaksia online