Lezhë/ Gjendet trupi i pajetë i një 68-vjeçari në Milot! Dyshohet se u përplas makina dhe shoferi e la në rrugë

LEZHË- Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë anës rrugës në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë mesditën e kësaj të shtune. Report Tv ka mësuar me anë të burimeve, se dyshohet se 68-vjeçari është përplasur mbrëmjen e djeshme nga një makinë, por shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë apo ta dërgonte në spital.

Viktima është identifikuar si Zef Keci, banues në Rrëshen, teksa ai është parë fillimisht nga banorë të zonët të cilët kanë njoftuar policinë rreth orës 11:300. Në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, duken pjesë të mjetit që dyshohet se e ka aksidentuar.

"Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë  rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera,  dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.  Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar"  njofton policia. 

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e shoferit dhe sqarimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Lezhë/ U gjet i vdekur në rrugë, zbulohet identiteti i viktimës

1649506223_lezhe.jpg

Report Tv ka mësuar se personi i cili është gjetur i pajetë mesditën e sotme është Zef Keci.

Ora 14:11
Me shkurre e ferra, ja vendi ku u gjet trupi i pajetë, dyshohet se u përplas nga makina dhe shoferi u largua

1649506196_lezhe2.jpg

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku mendohet të jetë gjetur trupi i një njeriu, i cili nga raportimet paraprake, dyshohet se është përplasur me makinë dhe më pas shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Siç mund të shiohet edhe në pamje, barriera e rrugës është e dëmtuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës