DURRËS- Kufoma e njërit prej dy peshaktarëvë të mbytur në plazhin e Durrësit është gjetur nga të afërmit në zonën e Bisht Pallës, teksa mësohet se e kanë nxjerrë dallgët në breg të detit.

Mësohet se trupi i përket, Avni Shahinajt, 42 vjec, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë për trupin e shokut tij Bekim Maçinaj.

Të afërmit po e kërkonin prej ditësh me mjetet e tyre private ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të qytetit.

Dy peshkatarët Bekim Mancinaj dhe Avni Shahinaj u zhdukën në ujërat e Adriatikut mbrëmjen e katër janarit.

Një ditë pas u gjet varka më të cilët dy peshkatarët kishin dalë për peshkim.

Sakaq deri në katër ditë pas ngjarjes trupat e dy peshkatarëve kërkoheshin dhe nga anije e flotës detare si dhe nga efektivët e policisë kufitare me mjetet e tyre.
 

 
 

anije durres

Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)