FUSHË-ARRËZ- Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Fan të Fushë-Arrëzit. Burime bëjnë me dije se ka humbur jetën 62-vjeçari, i identifikuar si Frrok Hajdari.
Turpi i pajetë është gjetur poshtë urës, në dalje të Fushë Arëzit. Dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në ujë.
62-vjeçari punonte si roje në një pikë inertesh në Mirditë.
Komento