Një 17 vjeçare nga Baldushku në kryeqytet, është gjetur pa ndjenja në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe e mitura me inicialet S.K është transportuar për në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët.

17-vjeçarja ka mbërritur në spital në gjendje kome ndërkohë që ende nuk është përcaktuar se çfarë i ka ndodhur.

Mjekët thonë se ajo është në gjendje të rëndë.

Redakisa Online
D.T/Shqiptarja.com