TIRANË- Mbërrin fotoja ekskluzive e Muiz Balaj, që u zhduk në vitin 2011 nga Tirana. Pas 9 viteve, paraqitet për herë të parë imazhi që tregon transformimin e 39-vjecarit dibran. I pari emigrant shqiptar që e identifikoi ishte një bashkëfshatar i tij. Sajmir Sahitaj kishte mësuar lajmin e humbjes së Muiz Balaj nëpërmjet emisionit “Pa Gjurme” dhe rastësisht e takon shokun e fëmijërisë në Edesa të Greqisë, të shtunën e kaluar. Sajmir Sahitaj komunikoi me të motrën e Muizit, Hike Llocin, duke i dërguar edhe fotot e të vëllait.
‘Ishte ora 11:00 dhe me vjen një ftesë në facebook, shoh një foto të vëllait dhe një shënim në mesazh, ku shkruhej jam me vëllanë tuaj. Nuk besova në fillim që ishte lajm i vërtetë.Po të shtunën në darkë, Sajmir Sahitaj më telefonon dhe unë flas më vëllanë nëpërmjet facebook. Shumë kishte ndryshuar imazhi i vëllai, për 9 vite ka ndryshuar shumë. E pyeta ku ke humbur, pse nuk na ke telefonuar. Ai nuk mbante mënd asgjë, as ditën kur kishte shkuar në Greqi‘- u shpreh motra, Hike Lloci.
“Pa Gjurmë” gjatë investigimit që bëri mësoi se 39-vjecari nga Dibra nga marsi 2011 që kishte humbur e deri në fund të vitit 2012 kishte jetuar në jug të Shqipërisë. Më pas Muiz Balaj kishte emigruar drejt Greqisë. Nga 2013 e deri më sot ai jetonte i vetëm në një fshat shumë pranë Edesës së Greqisë. Dibrani kishte probleme me shëndetin mendor, por ndihmohej shumë nga emigrantët shqiptar në Greqi, ku disa prej tyre jo vetëm e kanë strehuar, por i kanë premtuar familjes Balaj që shumë shpejt do ta rikthejnë në Shqipëri.