Gjendet pas katër muajve 23-vjeçari Arjan Bulku, motra: Kemi frikë nga borxhet e tij

Prej 4 muajve i humbur, gjendet 23-vjeçari Arjan Bulku nga Kavaja. Lajmin e përcolli mesditën e kësaj të hëne në një lidhje direkte nga Italia motra e tij, Mariza Bulku.

Në një bisedë telefonike më moderatoren e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, motra e të riut tregoi se Arjani ishte mirë me shëndet dhe së ndodhej në Milano të Italisë. 23-vjeçari pasi kishte dëgjuar mesazhet lutëse të nënës dhe motrës pak ditë më parë në ekranin e Report Tv, menjëherë i kishte telefonuar.

Mbrëmë më telefonoi vëllai dhe më tha se ishte në Milano. E kishin njoftuar për emisioin. Nga zëri mu duk mirë, por kam frikë se nuk tregon të vërtetën. E pieta: “Pse humbe, pse nuk e ke telefonuar mamin?” Më tregoi se i ishte thyer telefoni dhe s’kishte kohë, se punonte shumë.

Arjan Bulku nga Kavaja sipas familjarëve ditën që humbi kontaktet kishte marrë një shumë parash borxh tek xhaxhai i tij. Nëna me motrën dyshojnë se i riu mund të shfrytëzohet ose është bërë përdorues i lëndëve narkotike. Edhe pse zerin ia kanë dëgjuar, ende druhen se mos fik sërish telefonin dhe zhduket pa lënë gjurmë.  

Unë dua të kthehet në Shqipëri vëllai, pasi mund të na e fiki sërish telefonin. Nuk më pëlqen jeta që bën në Milano. Nuk më pëlqyen justifikimet e tij. Ai mund të shfrytëzohet nga shokët, mund të jetë ‘zhytur’ në borxhe, ndaj kemi frikë.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?