Gjendet thesari i Aleksandrit
të Madh, 2300 vjetë më parë
Studiuesit e shpellave në Izrael, e kanë zbuluar një grumbull të monedhave dhe stolive të çmuara nga koha e Aleksandrit të Madh, të cilat arkeologët besojnë që janë fshehur nga refugjatët në kohë të luftërave antike.
Studiuesit e shpellave në Izrael, e kanë zbuluar një grumbull të monedhave dhe stolive të çmuara nga koha e Aleksandrit të Madh, të cilat arkeologët besojnë që janë fshehur nga refugjatët në kohë të luftërave antike.
Thesari i vjetër 2300 vjetë është i pari i këtij lloji që është gjetur nga periudha e këtij pushtuesi të njohur, njofton Eitan Klein nga Autoriteti izraelit i Antikiteteve.
Muajin e kaluar, notarët në bregdetin lindor të Izraelit, zbuluan diçka edhe me më shumë vlerë, rreth 2 mijë monedha ari nga shekulli i 11-të për të cilën arkeologët shpresojnë se do të zbulojë më shumë të dhëna rreth sundimit të myslimanëve gjatë asaj kohe.
Hulumtuesit e gjetën thesarin e fundit në një të çarë të ngushtë në shpellën me stalaktite në rajonin e Galileos. Thesari përfshinte dy monedha të argjendta që janë prodhuar gjatë sundimit të Aleksandrit si dhe kishte edhe disa pjesë të stolive të çmuara që përfshinë unaza, byzylykë dhe vathë.
‘Gjërat e çmueshme mund të jenë fshehur aty nga banorët vendor që janë larguar nga aty gjatë kohës së trazirave që u nxitën nga vdekja e Aleksandrit të Madh’, deklaron Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit përmes një komunikate.
Aleksandri i Madh, e udhëhoqi një fushatë ushtarake të suksesshme deri në Lindje të Mesme dhe disa pjesë të Azisë. Ai vdiq në Babiloni, apo Iraku i ditëve të sotme në vitin 323 para erës së re.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02