Gjendja e rëndë e krijuar në vend nga përmbytjet po mbahet nën monitorim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe Emergjencat Civile. Sipas ARSH-së prej mesnatës së të shtunës, po punohet në të gjitha akset, ku ato kryesore janë në funksion të plotë. Me ndërhyrjen e drejtorive rajonale situata është normalizuar në zonat ku ka patur rrëshqitje dherash.
Sipas ARSH-së segmentete më të vështira aktulaisht janë Vlorë-Fushë- Dukat, Ersekë-Korçë, Këlcyrë-Ballaban. Aksi Banjë -Drizë është bllokuar për faktin e rënies së dherave në rrugë, dhe është bërë devijimi nga Kaciveli.
Në segmentin Gramsh- Kodovjat po pastrohet rënia e gurëve të vegjël në segmentin Gramsh - Kodovjat. Segmenti Pajovë –Elbasan është funksional dhe po vazhdon pastrami i gurëve të vegjël.
Gjithashtu është ndërhyrë për të pastruar ujin në segmentin e Durrësit duke normalizuar qarkullimin. Akset e tjera janë të kalueshme.
Redaksia online
(u.m/shqiptarja.com)