Gjendja në QSUT, Beqaj: E papranueshme
do të ndërhyjmë me emergjencë

Gjendja në QSUT, Beqaj: E papranueshme<br />do të ndërhyjmë me emergjencë
TIRANË - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte i ftuar sot paradite në studion e A1 Report për të komentuar situatën në ambientet spitalore dhe fotot e publikuara nga Edi Rama ku duken mjediset e degraduara të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".  Duke e quajtur një situatë të papranueshme, Beqaj tha se është hartuar një plan për të ndërhyrë në mënyrë emergjente në ambientet e jashtme, ndërkohë që ndërhyrja në ambientet e brendshme do të jetë në një kohë të mëvonshme pasi të kemi një plan të qartë.

“Situata ka ardhur duke u degraduar. Qeveria e mëparëshme ka bërë investime serioze, por mungesa e një vizioni të pltoë strategjik për kujdesin shëndetësor ka bërë që paratë të përdoren jo me efektivitett por dhe paratë e shpenzuara të mos jenë në gjendje të japin ato përfitime, duke bërë që ky të jetë realiteti.

Një sallë operacioni me sterilitet rrezikohet nga ambienti i jashtme. Ky territor është gjykuar si publik dhe ne si shqiptarë, ndaj këtij territori ne shqiptarët sillemi si në mënyrë plaçikëte.

Nga 1- 5 shtatori janë gjetur me rinovime kontratash për bare, kafe. Nuk është situatë e pranueshme. Do të duhet të punojmë në mënyrë emergjente. Kemi ndërtuar një plan. Kemi nisur ndërhyrjen me ambientet e jashtme, ndërkohë që ndërhyjra në ambientet e brendshme do të jetë në një moment të më vonë pasi të kemi një plan të qartë” - komentoi Beqaj përballë gazetarit Edvin Parruca.
  
“Nëse do të bënim një fotografi të të gjithë institucioneve shëndetësore situata do të ishte edhe më e rënduar”- shtoi Beqaj.

Beqaj foli dhe për prishjen e kontratave me pronarët e lokaleve në QSUT dhe ambulantëve.  Madje dje kishte zhvilluar vetë takim me pronarë të këtyre lokaleve.
 
“Duhet të biem dakordësi që këto çështje t’i trajtojmë me urgjencë por pa u konfliktuar. I kam kërkuar të largojnë mallin dhe të mund të rikuperojmë ato që mundemi dhe të vijojmë me rimarrjen e të gjithë territorit të QSUT”- tha Beqaj.
 
Ministri i Shëndetësisë foli dhe për vështirësitë.
 
“Ka mjedise ku nuk arrihet të kontrollohet dhe qarkullimi i mjeteve. 6500 automejte hyjnë e dalin, një pjesë përdorin për parkim. Administrimi i parkimit është marrë me koncesion dhe mua më duket se është i prirur nga sasia më e madhe e përfitimit, dhe nuk arrin të filtrojë ato që duhet të hyjnë e dalin”

I pyetur sa e vështirë do të jetë për të shkuar drejt rregullimit të sistemit shëndetësor,  Beqaj tha se sistemi shëndetësor i cili u modelua në 1994 ka dështuar dhe duhet ndryshuar dhe qeveria do të mbajë premtimin për sistem shëndetësor falas.
 
“Problemet e shëndetësisë janë të bartura dhe të akumuluara në 22 vjet. Sistemi ka probleme në funksionimin e tij qoftë edhe në letër. Sistemi i cili u modelua në 1994 filloi të zbatohej në 1995. Ne kemi konstatuar që sistemi nuk përmbush detyrën e tij, prandaj ne menduam të bëjmë ndryshim. Kontribues janë 417 mijë persona. 1 milionë shqiptarë janë jashtë sistemit dhe blejnë me para në dorë sistemin shëndetësor. Prandaj nuk është sistem shëndetësor për të gjithë. Do të mbajmë premtimin që sistemin shëndetësor ta bëjmë falas.”- tha Beqaj.
 
PLAN PER TE ELIMINUAR KORRUPSIONIN NE MJEKESI
I pyetur si do të hiqet zakoni i dhënies së parasë në dorë të mjekëve Beqaj tha se po hartohet një plan.
 
“Do të duhet të hiqet. Po hartojmë një plan si mund ti qasemi këtij problemi,. Duam shumë shpejt të identifikojmë hallkat më të brishta kundrejt tundimit të korrupsionit.
Në shëndetësi qarkullojë 800 milionë dollarë dhe pas tyre qarkullojnë operatorë ekonomikë do të thotë që interesat nuk janë të vogla. Vetëm tregu i barnave është 220 milionë letë të vjetra. Dhe më pas do të gjejmë mënyrat si të ngushtojmë këto hallka. Është e dosmosdoshme të sigurojmë barna e materiale të domosdoshme për të hequr alibitë: ka e s’ka. Do të duhet të jemi shumë më transparent me publikun për të treguar se kush janë gjërat që realisht mungojnë. Do të përforcojmë shumë qeverisjen klinike brenda qendrave shëndetësore dhe të zbatojmë protokollet shëndetësore Duhet të forcojmë shërbimin publik dhe parësor. “

Beqaj foli dhe për një kontroll falas për të gjithë popullsinë nga viti i ardhshëm. “Ky do të shërbejë për të parandaluar sëmundjet më vonë, parandalimin dhe diagnosfitikim. Jemi të vetëdijshëm që viti i parë do na sjellë shumë shpenzime por është pararësor “- tha Beqaj.
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ciceron/ Vijon e hapur ekspozita për At Shtjefën Gjeçovi! ‘Agnesa e Zotit’ vjen tek ‘Eksperimentali’! Në ‘Petro Marko’ të Vlorës mbahet koncerti ‘Nëntori i një filmi’

Ciceron/ Vijon e hapur ekspozita për At Shtjefën Gjeçovi! ‘Agnesa e Zotit’ vjen tek ‘Eksperimentali’! Në ‘Petro Marko’ të Vlorës mbahet koncerti ‘Nëntori i një filmi’