Në protestat që kanë lënë pas ditën e dytë në kryeqytetin Bagdad të Irakut, kanë humbur jetën 7 persona, njëri prej tyre polic si dhe janë plagosur 112 vetë.
Forcat e sigurisë përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në shumë sheshe me në krye atë Tahrir, Tayaran, Hallani dhe Endulus.
Përfshirja e grave irakiane në protesta për të mbrojtur qëndrimin paqësor nuk i tërhoqi forcat e sigurisë nga përdorimi i forcës.
Protestat kundër korrupsioni dhe papunësisë, që krahas Bagdadit një ditë më parë filluan edhe në qytetet jugore të vendit përfshi edhe Basrën, përfshinë edhe Kirkukun.
Në ngjarjet e djeshme u vranë 7 persona dhe në dy ditët e protestave numri i të vrarëve arriti në 12.
Ndërkaq Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare në një mbledhje të jashtëzakonshme.
Kurse Ministria e Mbrojtjes, për shkak të protestave kundër qeverisë, ka vënë në alarm të gjitha njësitë për të mbrojtur institucionet publike dhe përfaqësitë diplomatike.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes shkruhet: “Ministri Necah-es-Semeri ka vënë në gjendje alarmi të gjitha njësitë për të mbrojtur sovranitetin e shtetit, institucionet shtetërore, objektivat me rëndësi jetësore, të gjitha ambasadat dhe përfaqësitë politike”.
Për shkak të protestave kundër qeverisë u shpall ndalim qarkullimi me përfshirje të gjerë.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi bëhet e ditur se në kryeqytetin Bagdad ka dhënë për ndalim qarkullimi në mënyrë që forcat e sigurisë të mbrojnë rendin dhe sigurinë e brendshme ndaj protestuesve provokatorë që sulmojnë pronat publike dhe private.
Ai bëri të ditur se forcat e sigurisë do të tolerojnë gjendjet e emergjencave njerëzore, udhëtarëve të aeroportit dhe ata që do të marrin pjesë në aktivitetin Erbain.
Nga ana tjetër qeveria ka penguar qasjen në median sociale si Twitter, Facebook, Instagram dhe Whatsapp.
Bëhet e ditur se nga ndërprerja e internetit ndikohen shumë vilajete të vendit, përveç Administratës Rajonale Kurde të Irakut.